Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 317/2011, të 19 dhjetorit 2011

Nr. të lëndës KI 23/12

Parashtruesit: Fehmi Krasniqi

Shkarko:

Kërkesa bazohet në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 22 të Ligjit dhe rregullin 56 të Rregullores së punës, Parashtruesi, pa përmendur ndonjë dispozitë kushtetuese në veçanti, pohoi se e drejta e tij kushtetuese ishin cenuar, Gjykata, ndër të tjera, theksoi se çështjet e fakteve dhe të ligjit janë kuadër të juridiksionit të gjykatave të rregullta dhe se nuk mund të veproj si gjykatë apeli apo gjykatë e shkallës së katërt, Për më tepër, parashtruesi nuk kishte ofruar ndonjë provë për shkelje të të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë, Gjykata, më tutje arsyetoi se fakti që parashtruesi është i pakënaqur me rezultatin e rastit, nuk mund të ngrejë kërkesë të argumentueshme për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 56 (2) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit të papranueshme

Parashtruesit:

Fehmi Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile