Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prizren, C. nr. 61/2008, të 16 tetorit 2009, dhe të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prizren, AC. nr. 158/2010, të 10 tetorit 2011, dhe kërkesë për caktimin e Masës së përkohshme

Nr. të lëndës KI 41/13

Parashtruesit: Sadik Qollopeku

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se Aktgjykimi C, nr, 61/08, i 16 tetorit 2009, i Gjykatës Komunale në Prizren dhe Aktgjykimi Ac, nr, 158/2010, i Gjykatës së Qarkut në Prizren, i 10 tetorit 2011, ia shkelnin atij të drejtat e garantuara me nenin 3, paragrafi 1 dhe 2, nenin 21, 31 dhe 46, paragrafi 3 të Kushtetutës; si dhe me nenin 6 dhe 14 të KEDNJ-së, Në këtë rast, Gjykata gjeti se, kërkesa e parashtruesit ishte e parakohshme, meqë kontesti pronësor ishte në fazën e vendosjes në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, Prandaj, Gjykata konsideroi se parashtruesi nuk i kishte shteruar mjetet efektive juridike të parapara me ligj, Përderisa kërkesa nuk i kishte përmbushur kriteret procedurale për pranueshmëri, edhe kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme është refuzuar si e papranueshme nga Gjykata

Parashtruesit:

Sadik Qollopeku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile