Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Viti nr. 22/2004, të 28 majit 2007, Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan nr. 323/2007, të 26 tetorit 2007 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës nr. 52/2008, të 10 qershorit 2011

Nr. të lëndës KI 155/11

Parashtruesit: Avni Sahiti dhe anëtarë të tjerë të

Parashtruese i kërkesës paraqiti kërkesën në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese së Republikës së Kosovës të 15 janarit 2009.
Më 1 dhjetor 2011 parashtruesi i kërkesës paraqiti një kërkesë në Gjykatë.
Më 17 janar 2012 Kryetari e emëroi gjyqtarin Robert Carolan Gjyqtar raportues si dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët: Altay Suroy (kryesues), Gjyljeta Mushkolaj dhe Iliriana Islami.
Më 10 shtator 2002, Gjykata Komunale në Viti nxori aktgjykimin (nr. P.o. 92/2002), me të cilin e shpalli fajtor A.B. për vepër të rëndë kundër sigurisë së komunikacionit që kishte rezultuar me vdekjen e Binaze Sahitit dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda Mergim Sahitit. A.B. u dënua me 18 muaj burgim.
Më 27 dhjetor 2003 Gjykata Komunale në Ferizaj konkludoi se nuk ishte kompetente për çështjen e kompensimit dhe vendosi që lënda t’i dërgohej Gjykatës Komunale në Viti.
Më 28 maj 2007, me Aktgjykimin nr. 22/2004, Gjykata Komunale në Viti e urdhëroi kompaninë e sigurimeve që t’ua paguante dëmshpërblimin vetëm disa prej paditësve, më saktësisht anëtarëve të familjes së ngushtë.
Paditësit pastaj parashtruan ankesë në Gjykatën e Qarkut në Gjilan kundër vendimit të Gjykatës Komunale në lidhje me kompensimin që u ishte caktuar.
Më 26 dhjetor 2007, me Aktgjykimin nr. 323/2007, Gjykata e Qarkut në Gjilan e vlerësoi ankesën dhe e hodhi poshtë si pjesërisht të pabazuar. Gjykata e Qarkut e vërtetoj vendimin e Gjykatës Komunale në Viti.
Më 10 qershor 2011, me Vendimin nr. 52/2008, Gjykata Supreme e Kosovës e refuzoi revizionin si të pabazuar pasi që shumat që u ishin caktuar paditësve (prindërve dhe vëllezërve) nga ana e Gjykatës së Qarkut ishin në pajtim me dispozitat materiale dhe procedurale.
Parashtruesi i kërkesës pohon se gjykatat e ulëta i kanë shkelur procedurat gjyqësore që nga fillimi i procedurave në Gjykatën e Qarkut e deri të vendimi i përfundimtar i Gjykatës Supreme. Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e kanë shkelur Kushtetutën pa specifikuar ndonjë nen konkret të saj.
Nga kërkesa është e qartë se parashtruesi i kërkesës kërkon që Gjykata të vlerësojë vendimet e gjykatave të ulëta në lidhje me mjaftueshmerinë e kompensimit që i është caktuar familjes Sahiti si dhe të vlerësojë vendimin për të mos dëmshpërblyer parashtruesin e kërkesës dhe anëtarët e familjes së gjerë.
Gjykata duhet të theksojë se nuk është gjykate e shkallës së katërt dhe si e tillë nuk mund të rigjykojë rastet apo të vlerësoj faktet që kane shpie gjykatat në marrjen e një vendimi të caktuar. Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës nuk i ka argumentuar pretendimet se me vendimet e gjykatave të ulëta atij dhe familjes së tij i janë cenuar të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 46, 47 dhe 48 të Ligjit dhe rregullave 36. (1a) dhe 36. (3c) të Rregullores së Punës, në seancën e mbajtur më 19 prill 2012, njëzëri vendosi ta hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme

Parashtruesit:

Avni Sahiti dhe anëtarë të tjerë të

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile