Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për interpretimin e Kushtetutës

Nr. të lëndës KI 62/12

Parashtruesit: Liridon Aliu

Parashtruesi i kërkesës paraqiti një kërkesë në përputhje me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e një numri të madh të neneve të Kushtetutës, pavarësisht nga fakti se parashtruesi i kërkesës nuk specifikon saktë asnjë nen të Kushtetutës për të cilin kërkon interpretimin, por nga kërkesa mund të konkludohet se behët fjalë për një numër të madh të normave kushtetuese për të cilat parashtruesi i kërkesës kërkon interpretim, Parashtruesi i kërkesës nuk i ka paraqitur Gjykatës faktet konkrete në lidhje me kërkesën lëndore, por e drejton Gjykatën në një numër të madh të faqeve të internetit dhe shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Gjykatën në gjetjen e fakteve. Gjithashtu, parashtruesi në kërkesën kërkon mbrojtjen e identitetit personal, Parashtruesi i kërkesës nuk i ka cekur nenet e Kushtetutës të cilat pretendon se janë shkelur dhe gjithashtu nuk ka ofruar prova të tjera që do të janë të relevante për vendimin e gjykatës, Duke vendosur mbi kërkesën e parashtruesit Liridon Aliu, Gjykata Kushtetuese konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk është pale e autorizuar për të kontestuar kushtetutshmërinë e një numri të madh të normave kushtetuese në abstrakt dhe prandaj, këtë kërkesë e ka shpallur të papranueshme, sepse kërkesa është paraqitur nga personi i paautorizuar

Parashtruesit:

Liridon Aliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile