Parashtruesit pohojnë se nuk u është siguruar e drejta për barna falas, të përfshira në listën falas sipas Ligjit për Shëndetësi, dhe kjo përbën diskriminim, pasi ata janë anëtarë të një komuniteti të rrezikuar dhe të një grupi të margjinalizuar, d,m,th, të komunitetit ashkali, Për më tepër, parashtruesit pohojnë se Strategjia Shtetërore për Reduktimin e Lëndëve të Vjetra nuk është në përputhshmëri me politikën e prioriteteve dhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjë që përbën shkelje të nenit 53 të Kushtetutës dhe, si e tillë, duhet të shpallet jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, Për të vendosur se çfarë hapash të tjerë duhet ndërmarrë pas komunikimit me përfaqësuesin e parashtruesve, Gjykata i referohet rregullit 32 të Rregullores së punës të Gjykatës i cili përcakton Tërheqjen e kërkesës dhe përgjigjes, Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 20 të Ligjit dhe në pajtim me rregullin 32 të Rregullores së punës, njëzëri vendosi Ta heqë kërkesën nga lista
Murtez Gashi dhe Shehide Gashi
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa
Administrative