Kryetari i Kuvendit të Kosovës, me 22 qershor 2012 paraqiti një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me propozimin e Qeverisë për amendamentet kushtetuese, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të bëjë vlerësimin nëse dy (2) amendamentet kushtetuese në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të cilat me 12 qershor 2012 janë miratuar me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara në Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Gjykata konstatoi se Kryetari i Kuvendit në bazë të nenit 113 paragrafi 9 është palë e dëmtuar e cila ka të drejt të paraqesë një kërkese në Gjykatës Kushtetuese, Për të përcaktuar kushtetutshmërinë e amendamenteve të propozuara, Gjykata ka marrë parasysh jo vetëm të drejtat dhe liritë e njeriut të përfshira në Kapitullin II, por edhe gjithë shkronjën dhe frymën e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në tërësi, si dhe praktikën e shumë vendeve evropiane, Zyra e Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me këtë çështje dhe qëndrimi i saj është që amendamentet e cekura nuk i pakësojnë të drejtat dhe liritë të njeriut të garantuara në Kapitullin II të Kushtetutës së Republike Kosovës, Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat në arsyetim, dhe në bazë të nenit 113,9 dhe nenit 144,3 të Kushtetutës, nenit 20 të Ligjit dhe rregullit 56(1) të Rregullores së punës, në mbledhjen e mbajtur më 20 shtator 2012, Gjykata Kushtetuese vendos se kërkesa e paraqitur nga Kryetari i Kuvendit më 22 qershor 2012 është e pranueshme për shqyrtim, Amandameni i ri i propozuar 1,- Amnestia, paragrafi 1 i cili thotë, “Me amnisti, personat e cekur me emër do te lirohen pjesërisht ose plotësisht nga ndjekja penale, dënimet e tyre do te zëvendësohen me një dënim me te lehte, ose dënimi i këtyre personave do te hiqej nga evidencat e te dënuarve”, Gjykata konstaton me shumicën e votave: që paragrafi 1 i amandamentit 1 në pjesën që lidhet me „personat të cilët janë të caktuar me emër” pakëson të drejtat dhe liritë e parashikuara në Kapitullin II të Kushtetuës, Sa i përket amandamantit të ri të propozuar 1- Amnestia paragrafët 2 dhe 3 të cilët theksojnë: “Kuvendi i Republikës së Kosovës do të miratoje ligj përkatës për dhënien e Amnistisë, Ligji për Amnistinë do të miratohet me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputeteve të Kuvendit“, Gjykata konstaton njëzëri se amendamenti i ri i propozuar 1- Amnistia, paragrafi i dytë dhe i tretë nuk pakësojnë të drejtat dhe liritë të njeriut të garantuara në Kapitullin II të Kushtetutës, Gjykata konstaton njëzëri që amandamneti i ri i propozuar 2- neni 108. (Këshilli Gjyqesor i Kosovës) nuk pakëson të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara në Kapitullin II të Kushtetutës, * Mendimi konkurrues dhe mospajtues i gjyqtarit Robert Carolan, Gjykatesi i Gjykatës Kushtetuese Robert Carolan, konkludon se të gjitha ndryshimet e propozuara të Kushtetutës janë në përputhje me Kapitullin II (neni 21 – 56) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe për këtë arsye ai konsideron se ato nuk do ti pakësojnë asnjë të drejtë dhe liri të mbrojtura nga këto nene të Kushtetutës
Kryetari i Kuvendit te Republikes se Kosoves
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Aktgjykim
Shkelje e të drejtave kushtetuese
Tjetër