Aktvendim

Kolë Krasniqi kundër Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Çështjeve Pronësore-Juridike dhe Rregullimin e tokës së Komunës së Gjakovës.

Nr. të lëndës KI 02/09

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë kundër vendimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së çështjeve pronësore të komunës së Gjakovës me të cilin parashtruesit i është refuzuar kërkesa për rikthim të patundshmërisë, me arsyetimin se nuk ka baza ligjore për rikthim të patundshmërisë, sepse Republika e Kosovës nuk posedon asnjë ligj që autorizon rikthimin e patundshmërisë tek ish-pronarët e tokave shtetërore, Parashtruesi pretendon se kjo ministri e ka autoritetin ligjor të zbatojë ligjin e ish-Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, dhe se me një vendim të tillë atij i janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese, duke mos specifikuar saktësisht se cilat dispozita kushtetuese shkelen, Gjykata Kushtetuese vendosi se parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur të provojë se ai gëzon autoritetin ligjor që të bëjë një kërkesë për rikthimin e pronës së paluajtshme, dhe se ka dështuar që të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar, Më tej, Gjykata ka vendosur se parashtruesi, gjithashtu, ka dështuar të provojë se i ka shteruar të gjitha mjetet juridike para se të bëjë kërkesë pranë kësaj Gjykate, duke e referuar atë në mjetet juridike që ai mund t’i shfrytëzojë në bazë të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës

Parashtruesit:

Kolë Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile