Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme REV. nr. 6/2019, të 7 shkurtit 2019

Nr. të lëndës KI 52/19

Parashtruesit: Drilon Sadriu

Shkarko:

KI52/19, Drilon Sadriu Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme REV. nr. 6/2019, të 7 shkurtit 2019

KI52/19, Aktvendim për papranueshmëri i 25 shtatorit 2019, publikuar më 18 tetor 2019 

Fjalët kyç: Aktvendim për papranueshmëri, kërkesë për kompensim, qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës inicioi procedurë kontestimore kundër Kompanisë së Sigurimeve pas aksidentit në trafik në të cilin ai ishte viktimë.

Gjykatat aprovuan pjesërisht kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës dhe i caktuan atij një shumë të caktuar të hollash si një formë kompensimi për lëndimet e tij fizike dhe dhimbjen shpirtërore.

Parashtruesi i kërkesës konsideroi se gjykatat gjatë përcaktimit e lartësisë së kompensimit monetar kishin zbatuar gabimisht të drejtën materiale, që çoi në shkelje të të drejtave të tij të garantuara me nenet 24, 31 të Kushtetutës dhe nenet 10 dhe 14 të KEDNJ-së.

Duke vlerësuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës, shkresat e lëndës dhe vendimet e kontestuara gjyqësore, Gjykata konkludoi se pretendimet e parashtruesit të kërkesës janë të pabazuara.

 

 

 

Parashtruesit:

Drilon Sadriu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile