Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 360/2018, të 26 nëntorit 2018

Nr. të lëndës KI 69/19

Parashtruesit: Nazim Kolukaj

Shkarko:

KI69/19, Parashtrues Nazim Kolukaj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Vendimit Rev. nr. 360/2018 të Gjykatës Supreme, të datës 26 nëntor 2018

KI69/19, Aktvendim për Papranueshmëri i 22 korrikut 2020, i botuar më 10 shtator 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejtë për gjykim të drejtë, jashtë afatit, kërkesë për dëgjim publik, aktvendim për papranueshmëri

Në bazë të shkresave të lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës, dhe personat F.K., Z.K., parashtruan një padi në Gjykatën Themelore me të cilën ata kërkuan revokimin e kontratës mbi dhuratën Vr.no.5517 / 2010, të cilën ata e kishin lidhur me personat B.K., Xh.K., LI.K., FK dhe RK, më 22 korrik 2010, në Gjykatën Komunale në Prizren.

Me 13 Prill 2017, Gjykata Themelore nxorri Vendimin C.nr.1335/16, me të cilin padia e parashtruesit të kërkesës dhe personave F.K., Z.K., konsiderohej e tërhequr, duke deklaruar se gjykata caktoi seancën dëgjimore kryesore, në të cilën nuk mori pjesë përfaqësuesi i autorizuar i paditësve, avokati, Ibrahi Dobruna, edhe pse bazuar në shkresat e lëndës kishte prova se i njëjti ishte ftuar në mënyrë të rregullt dhe se ai nuk e arsyetoi mungesën e tij.

Përfaqësuesi i autorizuar i parashtruesit të kërkesës paraqiti një ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila e refuzoi ankesën si të pabazuar. Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës paraqiti një kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme, e cila u refuzua si e palejueshme nga Gjykata Supreme.

Parashtruesi i kërkesës konsideroi që gjykatat e rregullta nuk e kishin shqyrtuar me kujdes lëndën, nuk kishin marrë parasysh provat e qarta të paraqitura nga parashtruesi i kërkesës, dhe më në fund, „me këtë qartazi kishte bërë shkelje procedurale, kur vendosi të konsideronte padinë të tërhequr“.

Gjykata vëren se Gjykata Themelore refuzoi kërkesëpadinë e tyre me një vendim për arsye thjesht procedurale, në përputhje me nenin 423.3 të LPK-së, pa hyrë në vet thelbin e kërkesëpadisë. Më konkretisht, Gjykata Themelore arriti në përfundimin se as parashtruesi i kërkesës dhe as përfaqësuesi i tij i autorizuar nuk u paraqitën në seancën e caktuar, edhe pse, bazuar në shkresat e lëndës, ata ishin ftuar në mënyrë të rregullt.

Sa i përket vendimit të Gjykatës Supreme, Gjykata konkludoi se Gjykata Supreme nuk mundi të aprovojë kërkesën për revizion të parashtruesit të kërkesës, sepse si e tillë, në një kuptimin konkret, ajo as nuk mund të paraqitet në Gjykatën Supreme, pasi  që Gjykata e Apelit, i cila në këtë rast është gjykatë e shkallës së e dytë, nuk ka nxjerrë një vendim të formës së prerë të bazuar në merita në lidhje me kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës që ka të bëjë me revokimin e kontratës mbi dhuratën Vr. nr. 5517/2010.

Gjykata konstatoi gjithashtu se procedura gjyqësore e parashtruesit të kërkesës, në të vërtetë, është përmbyllur me vendimin AC.no.2289/2017 të Gjykatës së Apelit, të 23 prillit 2018, i cili sipas informacioneve që Gjykata i ka marrë nga Gjykata Themelore, i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës më 10 maj 2018 dhe se asgjë nuk e ka parandaluar parashtruesin e kërkesës që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese pas marrjes së atij vendimi të Gjykatës së Apelit.

Rrjedhimisht, Gjykata e refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës, ndërsa në të njëjtën kohë kërkesa për mbajtjen e një dëgjimi publik ishte refuzuar në përputhje me nenin 20 të ligjit.

Parashtruesit:

Nazim Kolukaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri