KI182/21, Parashtrues: Kamer Ukaj, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 568/2020, të 7 majit 2021
KI182/21, Aktvendim i 8 qershorit 2022, i publikuar më 29 qershor 2022
Fjalët kyç: kërkesë individuale, kontest civil, kontest i punës, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme
Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me një kontest civil (kontest pune), mes parashtruesit të kërkesës dhe komunës së Rahovecit lidhur me një tender të shpallur nga komuna në fjalë. Kjo e fundit bazuar në një vendim të 14 dhjetorit 2009 të Organit Shqyrtues të Prokurimit (këtu e tutje: OShP dhe në urdhëresën e kryetarit të komunës së Rahovecit, më 12 janar 2010 nxori vendimin [nr.18], nëpërmjet të cilit parashtruesi i kërkesës ishte njoftuar për shkëputjen e marrëdhënies së punës. Parashtruesi i kërkesës në komunën përkatëse mbante pozitën e menaxherit të zyrës së prokurimit. Kundër vendimit e OSHP-së parashtruesi i kërkesës ishte ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (këtu e tutje: KPMSHC) dhe ky i fundit me vendimin A 02 (05) 2010, kishte aprovuar ankesën e tij, duke obliguar komunën e Rahovecit që të zhvillojë procedurë disiplinore ndaj parashtruesit të kërkesës, për ti vërtetuar shkeljet e detyrave dhe përgjegjëseve të punës. Më pas parashtruesi i kërkesë kishte parashtruar një ankesë të dytë në KPMSHC, këtë radhe ndaj vendimit të komunës së Rahovecit, të 12 janarit 2010, e cila me 14 janar 2011, konfirmoi si të drejtë vendimin e komunës së Rahovecit, me arsyetimin se nuk mund të zbatohet aktvendimi i parë A 02 (05) 2010 i KPMSHC-së, për arsye se Urdhëresa e 8 dhjetorit 2009 dhe Vendimi i 17 nëntorit 2009 të OSHP-së, janë të formës së prerë të nxjerra nga një organ më i lartë si KRPP dhe OSHP. I pakënaqur me vendimin e KPMSHC-së, parashtruesi i kërkesë ishte ankuar në Gjykatën Supreme, e cila nëpërmjet Aktvendimit të 23 shurit 2011, e shpalli veten jokompetente dhe lëndën ia delegoi Gjykatës Komunale në Rahovec, për të vendosur në procedurë të rregullt civile. Gjykata Themelorë para se të vendoste në lidhje me kontestin civil kishte kuruar disa herë nga parashtruesi i kërkesë qe ta plotësonte padinë në kuptim subjektiv dhe objektiv dhe me pas me 26 dhjetor 2012 nëpërmjet aktgjykimit C. nr. 75/2011, aprovoi padinë e tij dhe anuloi vendimet e OSHP-së, të 14 dhjetorit 2009 dhe të komunës se Rahovecit të 12 janarit 2010. Ky aktgjykim ishte lenë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit, pas ishte apeluar nga komuna e Rahovecit dhe OSHP-ja. Këto të fundit të pakënaqura me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, parashtruan kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme, e cila nëpërmjet Aktgjykimi të kontestuar [Rev. nr. 568/2020], të 7 majit 2020 aprovon revizionin e tyre dhe i ndryshon aktgjykimet e instancave me të ulëta, duke e refuzuar në tërësi si të pabazuar padinë e parashtruesi të kërkesës për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.
Parashtruesi i kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese pretendoi shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim te Drejte dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtje Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës dhe nenet 6.1 [E drejta për një proces të rregullt] dhe 13 [E drejta për zgjidhje efektive] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (këtu e tutje: KEDNj). Thelbi i pretendimeve të parashtruesi të kërkesës ndërlidhje me faktin se Gjykata Supreme nuk kishte dhënë arsye për faktet vendimtare dhe se e njëjta nuk mund ta bazonte vendimin e vet në faktet dhe provat lidhur me të cilat palëve nuk u është dhënë mundësia që të deklarohen.
Gjykata Kushtetuese, fillimisht i shtjelloi kriteret e pranueshmërisë se kërkesës sipas Kushtetutës, Ligjit dhe Rregullores së punës. Më pas, adresoi dy pretendimet thelbësore të parashtruesit të kërkesë përkitazi me çështjet e “fakti dhe të zbatimit të ligjit” dhe te së “drejtës për një vendim të arsyetuar” duke iu referuar jurisprudencës së Gjykatës Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e saj, për t’i aplikuar më pas të njëjtat në rastin konkret. Sa i përket pretendimit lidhur me vërtetimin e fakteve dhe të zbatimit të ligjit material, Gjykata konsideroj se parashtruesi i kërkese e kishte ndërtuar rastin e tij ne baza ligjshmërie dhe jo kushtetutshmërie, andaj Gjykata rikujtoj se nuk është roli i saj të rishikojë konkluzionet e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale dhe se ajo nuk mund të vlerësojë vetë faktet të cilat e kanë bërë një gjykatë të rregullt të marrë një vendim e jo një tjetër. Në të kundërtën, Gjykata do të vepronte si gjykatë e “shkallës së katërt”, që do të rezultonte në shpërfilljen e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj. Sa i përket pretendimit lidhur e të “drejtën për një vendim te arsyetuar” Gjykata duke aplikuar parimet e përgjithshëm përkitazi me këtë të drejtë kushtetuese erdhi ne përfundimin se Gjykata Supreme në mënyrë specifike i është përgjigjur të gjitha pretendimeve të ngritura nga ai nëpërmjet përgjigjes në revizionin e ushtruar nga të paditurat OSHP dhe komuna e Rahovecit, duke dhënë arsye të detajuara se përse është dashur që aktgjykimet e instancave më të ulëta, të ndryshohen dhe kërkesëpadia e tij të refuzohet si e pabazuar. Në këtë kontekst, Gjykata konsideron se pretendimi i parashtruesit të kërkesës se arsyetimi i dhënë në Aktgjykimin e kontestuar nga ana e Gjykatës Supreme nuk përkon me standardet e mirëarsyetimit të një vendimi gjyqësor është i pa mbështetur me argumente bindëse. Andaj, në këtë kontest Gjykata konstatoi se pretendimet e parashtruesit të kërkesës, për shkelje të së drejtës për një vendim të arsyetuar, siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6.1 të KEDNj-së, ishin qartazi të pabazuara, në baza kushtetuese. Ndërsa sa i përket pretendimeve për shekeje të neneve 32 dhe 54 të Kushtetutës, si dhe të nenit 13 të KEDNj-së, Gjykata konsideroi parashtruesi i kërkesës shkeljen e këtyre dy neneve e ndërlidhi me nenin 31 të Kushtetutës, për të cilën Gjykata sa më lart konstatoi, se kërkesa në këtë pjesë ishte qartazi e pabazuar në baza kushtetuese. Gjykata përkitazi me këto pretendime rikujtojë se vetëm përmendja e neneve të Kushtetutës dhe të KEDNj-së ose ndërlidhja e tyre me një nen tjetër të Kushtetutës nuk nënkupton me automatizëm edhe shkelje të neneve tjera të Kushtetutës dhe KEDNj-së, nëse më tej nuk argumentohet dhe shtjellohet se si dhe përse ka ardhur deri te shkelja e tyre.
Për pasojë dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në aktvendimin e publikuar, Gjykata, duke i marrë parasysh të gjitha shtjellimet dhe konstatimet e mësipërme, konkludoi se: i) pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 të KEDNj-së, përkitazi me vërtetimin e fakteve dhe të aplikimit të ligjit, i përkasin kategorisë së parë (I), pretendime të “shkallës së katërt” të cilat reflektojnë pretendime në nivel ligjshmërie dhe jo kushtetutshmërie; ii) pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 të KEDNj-së, përkitazi me “ të drejtën për vendim të arsyetuar”, i përkasin kategorisë (III), nënkategorisë (b), të pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”, andaj, si të tilla, të njëjtat i shpallë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese; iii) pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 32 dhe 54 të Kushtetutës, si dhe nenit 13 të KEDNj-së, i përkasin po ashtu kategorisë së tretë (iii), nënkategorisë (a) të pretendimeve “të pambështetura ose të paarsyetuara”, andaj të njëjtat, në baza kushtetuese, i shpallë gjithashtu qartazi të pabazuara. Rrjedhimisht, kërkesa në tërësinë e saj, duhej shpallur e papranueshme, si qartazi e pabazuar, në baza kushtetuese, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
Kamer Ukaj
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile