Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit AC -1-12-0112-A0001 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 26 prillit 2018
Nr. të lëndës KI 141/18
Parashtruesit: Budimir Ristić
KI141/18, Parashtrues Budimir Ristić, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-1-12-0112-A0001, të 26 prillit 2018
KI141/18, Aktvendim për papranueshmëri i 10 shtatorit 2019, publikuar më 18 tetor 2019
Fjalët kyç: Aktvendim për papranueshmëri, e drejta për gjykim të drejtë, e drejta e pronës
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të kontestuar, me të cilin pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit], nenin 24 [Barazia para Ligjit], paragrafët 1 dhe 2 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt), nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe nenin 1 të Protokollit 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në thelb, parashtruesi konsideroi se ai nuk ka pasur një gjykim të drejtë, ngase gjatë seancës shqyrtuese të mbajtur në Dhomën e Posaçme në lidhje me kërkesëpadinë e tij për vërtetimin e së drejtës së pronësisë, ai paraqiti kërkesën alternative që t’i paguhet një shumë monetare si formë alternative e kompensimit për ngastrën e cila nuk i ishte kthyer, por dikush ka bërë manipulime me procesverbalin, si dhe gjykata asnjëherë nuk e shqyrtoi këtë propozim të tij.
Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruesit dhe vendimeve të gjykatave, Gjykata konkludoi se pretendimet e parashtruesit janë të pabazuara, për arsye se gjykatat e rregullta i shqyrtuan të gjitha pretendimet e tij, si dhe pretendimin në lidhje me pohimin se ka pasur manipulime të procesverbalit dhe për këtë kanë dhënë edhe arsyetime juridike të bazuara në ligj.
Rrjedhimisht, Gjykata e refuzoi kërkesën e parashtruesit në pajtim me rregullin (2) të Rregullores së punës.
Budimir Ristić
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile