Vendim

Kërkesë për rishqyrtimin e Vendimit për refuzim të kërkesës nr. KI169/22 të 29 shtatorit 2023 të Gjykatës Kushtetuese

Nr. të lëndës KI276/23

Parashtruesit: Erxhan Ajeti

Shkarko:

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, më 30​​ shtator 2024

Nr. Ref.: RK 2536/24

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS

 

 

rastin nr.​​ KI276/23

 

Parashtrues

 

Erxhan Ajeti

 

 

Kërkesë për rishqyrtimin e​​ Vendimit për​​ refuzim të​​ kërkesës nr. KI169/22 të​​ 29 shtatorit 2023 të​​ Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie​​ Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar​​ dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Erxhan Ajeti​​ nga Komuna e​​ Prishtinës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ kërkon “rishqyrtim” të Vendimit për​​ refuzim të​​ kërkesës KI169/22​​ të 29 shtatorit​​ 2023​​ të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekti i çështjes​​ ka të bëj me kërkesën e parashtruesit për rishikimin e pretendimeve të tij të ngritura në kërkesën e mëparshme KI169/22, përkatësisht​​ rishqyrtimin e​​ Vendimit për​​ refuzimin e​​ kërkesës​​ KI169/22​​ të​​ 29 shtatorit​​ 2023.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë i janë cenuar.

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 18 dhjetor 2023,​​ parashtruesi i kërkesës përmes e-mailit e dorëzoi kërkesën e tij në Gjykatë.

 

  • Më 20 dhjetor 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi​​ në Gjykatë një shkresë shtesë lidhur me rastin.

 

  • ​​ 28 dhjetor 2023, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes Vendimit [nr.​​ GJR.​​ KI276/23]​​ caktoi gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi​​ gjyqtar raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Bajram Ljatifi​​ (kryesues),​​ Safet Hoxha​​ dhe​​ Remzie​​ Istrefi-Peci​​ (anëtarë).

 

  • Më​​ 27 dhjetor 2023, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ai që të plotësojë​​ formularin e kërkesës dhe të qartësojë kërkesën.

 

  • ​​ 17 janar 2023, Gjykata i dërgoi sërish shkresë parashtruesit të kërkesës dhe​​ njoftoi për regjistrimin e kërkesës.

 

  • Më​​ 5 mars 2024,​​ Gjykata​​ përmes e-mailit zyrtar​​ pranoi​​ një​​ përgjigje nga parashtruesi i kërkesës, por jo formularin e plotësuar.

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’​​ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 11 shtator 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës që ta refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesi i kërkesës parashtron kërkesë për herë të dytë në Gjykatë. Nëpërmjet kërkesës së parë KI169/22, parashtruesi i kërkesës nuk kishte kontestuar ndonjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik dhe,​​ nuk kishte​​ qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendon se i​​ ishin​​ cenuar përmes ndonjë akti të një autoriteti publik.​​ Gjykata kërkesën KI169/22 e kishte refuzuar me procedurë të shkurtër, pasi kishte​​ vlerësuar​​ se​​ kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret​​ procedurale​​ për​​ shqyrtim​​ të mëtejmë, për shkak të​​ mos kompletimit​​ të saj me​​ dokumentacion​​ mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet ​​ 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 25 (2) (h) dhe 54 (2) (a) të Rregullores së punës.

 

  • Faktet e kërkesës së tanishme KI276/23, janë të reflektuara në detaje në rastin KI169/22 (shih rastin​​ KI169/22, parashtrues​​ Erxhan Ajeti,​​ Vendim për​​ refuzim të​​ kërkesës,​​ i​​ 29 shtatorit​​ 2023).

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ kërkoi “rishqyrtim” të​​ Vendimit​​ për​​ refuzim të​​ kërkesës​​ KI169/22, të​​ 29 shtatorit​​ 2023.​​ Parashtruesi i kërkesës pretendon se “...​​ teksti në vendim është konfuz​​ ... andaj po ju dokumentoj me prova e edhe përmes​​ kësaj kërkese e provoj se problemi është në​​ Gjykatën​​ Themelore, prokuroria themelore, gjykata komerciale”.​​ Parashtruesi i kërkesës ka ripërsëritur pretendimet sikurse në rastin KI169/22.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari do të shqyrtojë nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, bazuar në shkresat e lëndës, parashtruesi i kërkesës me anë të dokumenteve të paraqitura nuk paraqet ndonjë fakt të ri të rëndësishëm për marrjen e një vendimi të ri, por thjesht paraqet një përpjekje tjetër të parashtruesit të kërkesës për të kërkuar nga Gjykata të njëjtin vlerësim kushtetues të cilin ai tashmë e kishte kërkuar​​ përmes​​ kërkesës,​​ në rastin​​ KI169/22.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet nenit 116.​​ 1 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, i cili parasheh:

 

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”

 

  • Për më tepër, Gjykata i referohet edhe rregullit 54 (2) (b) të Rregullores së punës, i cili parasheh:​​ 

 

“[...]​​ 

 

(2) Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se:

 

[...]

 

(b) kërkesa është përsëritje e një kërkese të mëparshme të vendosur nga Gjykata; ose

[...]”

 

  • Bazuar në rregullin e lartcekur dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ), por edhe vetë praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit të​​ deklarojë​​ një kërkesë të papranueshme pas vlerësimit se kërkesa në fjalë është vetëm një përsëritje e kërkesës së njëjtë me rastin e mëparshëm.​​ 

 

  • Gjykata rikujton​​ se kërkesa aktuale me nr. KI276/23, e paraqitur nga i njëjti parashtrues, është vetëm një përsëritje e kërkesës së njëjtë të mëparshme nr. KI169/22 të paraqitur nga po i njëjti parashtrues​​ i kërkesës, të cilën Gjykata e shpalli të papranueshme në pajtim me rregullat​​ 25 (2) (h) dhe 54 (2) (a) të Rregullores së punës.

 

  • Gjykata rikujton se ankimimi individual në kuptim të nenit 113.​​ 7 të Kushtetutës,​​ nuk duhet të shikohet nga parashtruesit e kërkesës si një mundësi për të kërkuar në mënyrë të përsëritur nga Gjykata që të rihapë vendimet e saj dhe të gjykojë sërish çështjen e njëjtë (shih rastet e Gjykatës: rasti​​ KI105/16, parashtrues​​ Feti Gashi, Vendimi për refuzim të kërkesës,​​ i​​ 10 majit​​ 2017, paragrafi 21).

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se vendimet e saj janë vendime të formës së prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, të gjithë personat fizikë apo juridikë dhe institucionet​​ ​​ Republikën​​ e​​ Kosovës (shih rastet e Gjykatës, rastin​​ KI102/19, parashtrues​​ Bedri Gashi, Vendimi për refuzim të kërkesës,​​ i​​ 5 dhjetorit​​ 2019, paragrafët 21 dhe 22, dhe gjithashtu, rastin KI96/23, parashtrues​​ Muhamet​​ Miftari, Vendim për refuzim të kërkesës,​​ i​​ 18 shtatorit 2023, paragrafi 37).

 

  • Bazuar në elaborimin e mësipërm, Gjykata vjen në përfundimin​​ se kërkesa e parashtruesit në fakt është kërkesë për përsëritjen e një procedure​​ të mëhershme, për të cilën Gjykata tanimë ka vendosur. Prandaj, në përputhje me rregullin 54 (2) (b), Gjykata vendosi që kërkesa me numër KI276/23 të refuzohet me procedurë të shkurtër.​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me nenin 116.​​ 1 të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin 54 (2) (b)​​ të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ 11 shtator 2024, njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË REFUZOJË kërkesën;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ vendim në Gazetën Zyrtare në pajtim me nenin 20.4 ​​ të Ligjit;

 

  • Ky​​ vendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës,​​ në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

Gjyqtari ​​​​ raportues    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

1

Parashtruesit:

Erxhan Ajeti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës