KI199/19, Parashtruesi i kërkesës: Fehmi Hasani, Kërkesë për rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri KI15/18, të 10 tetorit 2017, të Gjykatës Kushtetuese
KI 199/19, Vendim për refuzim të kërkesës, i 15 korrik 2020, publikuar më 24 gusht 2020
Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër.
Parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën nr. KI199/19, me ç ‘rast përsëriti pretendimet siç i kishte ne kërkesën nr. KI15/18 duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev. Nr. 118/2017], të 10 tetorit 2017 të Gjykatës Supreme.
Gjykata vlerësoi se në mënyrë që të shqyrtojë një kërkesë që ndërlidhet me të njëjtat fakte sikurse kërkesa e mëparshme, parashtruesi duhet që me të vërtetë të ofrojë informata të reja që më parë nuk janë shqyrtuar nga Gjykata. Në këtë drejtim, Gjykata rikujtoi se vendimet e saj janë të formës së prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, për të gjithë personat dhe për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit, në fakt, është kërkesë për përsëritjen e procedurave të mëhershme, tashmë të vendosura nga Gjykata. Prandaj, në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa nr.KI199/19 u refuzua me procedurë të shkurtër.
Fehmi Hasani
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Administrative