Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimin i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml. nr. 61/2024 të 29 shkurtit 2024 të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI108/24

Parashtruesit: Bekim Fazliu dhe Rrahman Fazliu

Shkarko:

KI108/24, Parashtrues Bekim Fazliu dhe Rrahman Fazliu, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme [Pml. nr. 61/2024]  të 29 shkurtit 2024

KI108/24, Aktvendim për papranueshmëri i 1 tetorit 2024, i publikuar më 8 nëntor 2024

Fjalët kyçe: shpërlaja e parave; diskriminimi; legaliteti; 

Parashtruesit e kërkesës u shpallën fajtor nga Gjykata Themelore për kryerjen e veprës penale “Shpërlarja e parave” në bashkëkryerje në kundërshtim të nenit 32 të Ligjit nr.03/L-196 për parandalimin e shpërlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit dhe iu shqiptua dënimi me burgim prej 1 viti e gjashtë muaj për secilin. Gjykata Themelore arsyetoi se parashtruesit e kërkesës kishin marrë shuma të larta parash pa mbulesë ligjore nga S.P. – i cili i kishte fituar paratë nga aktiviteti kriminal dhe synonte pastrimin e tyre. Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e vërtetuan aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe argumentuan se provat e administruara dëshmuan fajësinë e parashtruesve të kërkesës.

Parashtruesit e kërkesës pretendojnë në Gjykatë se vendimet e gjykatave të rregullta shkelën nenin 24 të Kushtetutës, sepse u diskriminuan në raport me personin S.P. i cili nuk ishte akuzuar për të njëjtën vepër penale; dhe në kundërshtim me nenin 33 të Kushtetutës, për shkak se nuk ekzistonte baza ligjore për dënimin e tyre.

Gjykata vlerësoi se nuk kishte diskriminim të parashtruesve të kërkesës dhe nevojiten shkaqe me peshë për të vlerësuar rastin e parashtruesve të kërkesës kundrejt procedurave që janë zhvilluar lidhur me palët e treta sepse kjo del jashtë fushëveprimit të kërkesës. Sa i përket pretendimeve për shkeljen e parimit të legalitetit sepse nuk kishte bazë ligjore për dënimin e tyre, Gjykata vlerësoi se parashtruesit e kërkesës nuk i kishin ngritur këto pretendime para gjykatave të rregullta dhe rrjedhimisht nuk i kishin shteruar mjetet juridike në kuptimin substancial.

Parashtruesit:

Bekim Fazliu dhe Rrahman Fazliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale