Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së  paragrafit 2 nenit 4,  paragrafit 4 të nenit 432, dhe paragrafit 2 të nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës Nr.08/L-032 

Nr. të lëndës KO266/23

Parashtruesit: Gjykata Supreme

Shkarko:

KO266/23, Parashtrues: Gjykata Supreme, vlerësim i kushtetutshmërisë së  paragrafit 2 nenit 4,  paragrafit 4 të nenit 432, dhe paragrafit 2 të nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës Nr.08/L-032 

KO266/23, Vendim për refuzim të kërkesës i 4 shtatorit 2024, publikuar më 1 tetor 2024

Fjalët kyç: kërkesë institucionale, procedurë e shkurtër, kërkesë e papranueshme    

Nga shkresat e lëndës rezulton se Gjykata referuese ka kërkuar vlerësim të  kushtetutshmërisë së paragrafit 2 të nenit 4 (Ne Bis in Idem), paragrafit 4 të nenit 432 (Arsyet për paraqitje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë) dhe paragrafit 2 të nenit 438 (Aktgjykimi mbi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë) të Kodit Nr. 08/L-032 të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPPRK), të cilat pretendohet se janë në kundërshtim me nenet 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 34 [E drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër] dhe 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit  të kërkesës, Gjykata solli në vëmendje se në  rastet e bashkuara  KO114/23, KO192/23, KO227/23 dhe KO229/23 veçse ka vlerësuar kushtetutshmërinë e neneve të lartpërmendura të KPPRK-së duke konstatuar se të njëjtat nuk janë kundërshtim me nenet 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] dhe 34 [E Drejta për të mos u Gjykuar dy herë për të njëjtën Vepër] të Kushtetutës.  Gjykata konstatoi se kërkesa e dorëzuar nga Gjykata referuese përkitazi me nenet e kontestuara të KPPRK-së, nuk është më “në mënyrë aktive e diskutueshme”.

Për pasojë dhe bazuar në sqarimet e dhëna në Vendimin e publikuar, Gjykata konkludoi se kërkesa e Gjykatës referuese duhet hedhur poshtë bazuar për pikën (a), paragrafin 1 të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Gjykata Supreme

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës