KI276/23, Parashtruese: Erxhan Ajeti, Kërkesë për rishqyrtimin e Vendimit për refuzim të kërkesës nr. KI169/22 të 29 shtatorit 2023 të Gjykatës Kushtetuese
KI276/23, Vendim për refuzim të kërkesës, i 11 shtatorit 2024, publikuar më 1 tetor 2024
Fjalët kyç: kërkesë individuale, refuzim i kërkesës
Kërkesa është dorëzuar nga Erxhan Ajeti nga Komuna e Prishtinës.
Parashtruesi i kërkesës kërkonte “rishqyrtim” të Vendimit për refuzim të kërkesës në rastin KI169/22 të 29 shtatorit 2023 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Gjykata rikujtoi se kërkesa aktuale me nr. KI276/23 e paraqitur nga i njëjti parashtrues, në thelb është vetëm një përsëritje e kërkesës së njëjtë të mëparshme nr. KI169/22 të paraqitur nga po i njëjti parashtrues, të cilën Gjykata e shpalli të papranueshme në pajtim me rregullin 39 (1, c), (2) dhe (3, b) të Rregullores së punës.
Në këtë drejtim, Gjykata rikujtoi se vendimet e saj janë vendime të formës së prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, të gjithë personat fizikë apo juridikë dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Gjykata erdhi në përfundim se kërkesa e parashtruesit është në fakt kërkesë për përsëritjen e një procedure të mëhershme, për të cilën Gjykata tanimë ka vendosur. Prandaj, në përputhje me rregullin 54 (2) (b), Gjykata vendosi që kërkesa me numër KI276/23 të refuzohet me procedurë të shkurtër.
Erxhan Ajeti
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës