Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml. nr. 288/2023 të Gjykatës Supreme, të 12 shtatorit 2023

Nr. të lëndës KI273/23

Parashtruesit: Mentor Neziri

Shkarko:

KI273/23, Parashtrues: Mentor Neziri si përfaqësues i pretenduar i K. SH., Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Pml. nr. 288/2023 të Gjykatës Supreme, të 12 shtatorit 2023

KI273/23, Vendim për refuzim të kërkesës, i 29 prillit 2024, publikuar më 6 qershor 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër, përfaqësues i pretenduar, vendim për refuzim  

Nga shkresat e lëndës rezulton se përfaqësuesi i pretenduar dorëzoi në Gjykatë kërkesën së bashku me autorizimin për përfaqësim para Gjykatës, të nënshkruar nga babai i parashtruesit të kërkesës, respektivisht K.SH., dhe jo nga ky i fundit personalisht. Më tej, përkundër kërkesës së Gjykatës, përfaqësuesi i pretenduar nuk dorëzoi autorizimin e nënshkruar nga K.SH., i cili do të vërtetonte se përfaqësuesi i pretenduar ishte autorizuar për të përfaqësuar atë para Gjykatës.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa është e paplotë dhe nuk është e qartësuar sepse përfaqësuesi i pretenduar nuk ka dorëzuar në Gjykatë autorizimin e vlefshëm për përfaqësimin e palës që pretendon se e përfaqëson para Gjykatës. Si përfundim, Gjykata, bazuar në pikën (a) të paragrafit 2 të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, vendosi të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Mentor Neziri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale