Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-I-20-0556-A000] të 25 nëntorit 2021 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme dhe Njoftimit [KMLC.nr.2/2023] të 10 janarit 2023 të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Nr. të lëndës KI22/23

Parashtruesit: Belka Mladenović

Shkarko:

KI22/23, Parashtrues: Belka Mladenović, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-I-20-0556-A000] të 25 nëntorit 2021 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme dhe Njoftimit [KMLC.nr.2/2023] të 10 janarit 2023 të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

KI22/23, Aktvendim për papranueshmëri, i 14 nëntorit 2023, publikuar më 14 dhjetor 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm

Kërkesa ishte dorëzuar nga Belka Mladenović nga Prizreni.

Bazuar në shkresat e lëndës, më 27 nëntor 2015, Autoriteti i Likuidimit i Agjencisë Kosovare të Privatizimit kishte refuzuar si të pavlefshme kërkesën e parashtrueses së kërkesës për njohjen e pronësisë së aksioneve ndaj Ndërmarrjes Shërbyese  “Blegtori – Bujqësi” në Prizren, pasi që parashtruesja e kërkesës nuk kishte dorëzuar dokumentet e kërkuara nga AL i AKP-së. Parashtruesja e kërkesës parashtroi ankesë në DHPGJS, e cila refuzoi ankesën e saj. Kundër vendimit të DHPGJS-së parashtruesja e kërkesës parashtroi ankesë në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së, e cila ankesë po ashtu u refuzua nga kjo e fundit.

Parashtruesja e kërkesës e kontestoi Aktvendimin [AC-I-20-0556-A0001] e 25 nëntorit 2021 të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së dhe Njoftimit [KMLC.nr.2-2023] të 10 janarit 2023 të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me pretendimin se të njëjtit janë nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta Për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së.

Gjykata vlerësoi se “vendim i fundit”, sipas nenit 49 të Ligjit, lidhur me procedurat që janë zhvilluar në gjykatat e rregullta, konsiderohet Aktvendimi  [AC-I-20-0556-A0001] i 25 nëntorit 2021 i Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, me të cilin ishte refuzuar ankesa e parashtrueses së kërkesës kundër aktvendimit të shkallës së parë të DHPGJS-së [C-IV-16-0142] të 19 tetorit 2020. Atëherë Gjykata vlerësojë Aktvendimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [ AC-I-20-0556-A0001] nëse plotëson kriteret e nenit 49 të Ligjit dhe rregullit 34 (1) (c) të Rregullores së Punës së Gjykatës.

Në lidhje me këtë, Gjykata rikujtoi se Aktvendimi i Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC-I-20-0556-A0001] ishte nxjerrë më 25 nëntor 2021. Në bazë të fletkthesës së dorëzuar në Gjykatë nga ana e DHPGJS, vërehet se përfaqësuesja e parashtrueses së kërkesës aktvendimin në fjalë në gjuhen shqipe e ka pranuar më 30 nëntor 2021, ndërsa kopjen e aktvendimit në gjuhen serbe e ka pranuar më 22 mars 2022. Lidhur me këtë, Gjykata vëren se koha në mes të pranimit të Aktvendimit dhe të datës së dorëzimit të kërkesës së saj në postë, më 30 janar 2023, ka kaluar periudhën kohore prej 4 (katër) muajsh.

Parashtruesit:

Belka Mladenović

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile