Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [PN. nr. 430/2022] të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda të 22 prillit 2022

Nr. të lëndës KI117/22

Parashtruesit: Musli Mehmetaj

Shkarko:

KI117/22, Parashtrues: Musli Mehmetaj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktvendimit [PN. nr. 430/2022] të Gjykatës së Apelit të Kosovës Departamenti për Krime të Rënda, të 22 prillit 2022 

KI117/22, Aktvendim për papranueshmëri i 23 majit 2023, publikuar më 4 korrik 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e zvogëlimit të dënimit

Parashtruesi i kërkesës duke qenë në posedim të armës së zjarrit kreu grabitje të një banke në Republikën e Shqipërisë, për çka edhe u dënua me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës në Tiranë, me dënim me burg në kohëzgjatje prej 12 vitesh.

Në bazë të një marrëveshjeje bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, parashtruesi i kërkesës u transferua për të vuajtur një pjesë të dënimit me burg në Republikën e Kosovës.

Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në Gjykatën Themelore, në të cilën kërkoi ulje të dënimit me burgim, të cilën Gjykata Themelore e refuzoi me aktvendim. Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila u miratua, me ç’rast aktvendimi i Gjykatës Themelore u anulua për shkak të veprimeve procedurale që rezultuan gjatë procesit të vendimmarrjes sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës. Në procedurën e përsëritur, Gjykata Themelore korrigjoi të gjitha lëshimet procedurale duke nxjerrë aktgjykim me të cilin parashtruesit të kërkesës iu vërtetua dënimi me burg me të cilin ai ishte dënuar në Republikën e Shqipërisë. Parashtruesi paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit, i cila e refuzoi atë duke konkluduar se ankesa ishte i palejueshme.

Parashtruesi parashtroi kërkesë në Gjykatë duke pretenduar shkelje të nenit 32 të Kushtetutës për arsye se në procesin e kontestimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore, atij i janë mohuar të drejtat për mjete juridike. Këto pretendime parashtruesi i arsyetoi me faktin se nuk e kishte të qartë se si herën e parë Gjykata e Apelit e pranoi ankesën kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore, ndërsa në ankesën e dytë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, Gjykata e Apelit konkludoi se ankesa ishte e palejueshme.

Gjykata i shqyrtoi pretendimet e parashtruesit të kërkesës në kontekst të shkeljes së nenit 32 të Kushtetutës në lidhje me nenin 31 të Kushtetutës, duke zbatuar me atë rast standardet si të praktikës së saj gjyqësore, ashtu edhe të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, duke dhënë shpjegime konkrete për parashtruesin e kërkesës lidhur me mjetet juridike si dhe për trajtimin e ndryshëm të Gjykatës së Apelit sipas ankesës në rrethanat e sipërpërmendura.

Gjykata arriti në përfundimin se kërkesa është e pabazuar për shqyrtim në bazë të rregullit 39 paragrafi 2 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Musli Mehmetaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale