Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml.nr.152/2020, të 16 nëntorit 2020

Nr. të lëndës KI65/21

Parashtruesit: Agim Deshishku

Shkarko:

KI65/21, Parashtrues: Agim Deshishku, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml.nr.152/2020, të 16 nëntorit 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, mosshterrim substancial i mjeteve juridike, kërkesë e papranueshme

për shkak të veprës penale “Mashtrimi” në vazhdimësi nga neni 261 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” në vazhdimësi, nga neni 403 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal Nr. 04/L-082 të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 249 paragrafi 2 të Kodit të Përkohshëm Penal. Gjykata Themelore në Prishtinë, parashtruesin e kërkesës e liroi nga akuza lidhur me veprën penale legalizimi i përmbajtës së rreme në vazhdimësi, ndërsa e shpalli fajtor për kryerjen e veprës penale të mashtrimit në vazhdimësi; dhe veprës penale shmangie nga tatimi; duke i shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj; dënim me gjobë në shumën prej 10,000 euro, i cili do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, si dhe obligoi parashtruesin e kërkesës që palës së dëmtuar ATK-së t’i kompensoj dëmin në shumën prej 53,807.46 euro, në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa për pjesën e dëmtuara AKP për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil. Pas ankesës së Prokurorit  dhe të parashtruesit të kërkesës, Gjykata aprovoi ankesën e Prokurorisë Speciale, duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe duke kthyer çështjen në rigjykim; (ii) refuzoi si të pabazuar, ankesën e parashtruesit të kërkesës, ndërsa vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore për dispozitivin III pika 1 dhe 3. Pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës, Gjykata Supreme refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës, e paraqitur kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore dhe Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, sa i përket veprave penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 261 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit të Përkohshëm Penal dhe veprës penale shmangie nga tatimi nga neni 249 paragrafi 2 të Kodit të Përkohshëm Penal, të cekura në pikat 1 dhe 3 të dispozitivit të aktgjykimit të shkallës së parë; 2. Në pjesën tjetër aktgjykimi mbeti i paprekur.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se atij i është shkelur e drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga Neni 31 i Kushtetutës lidhur me Nenin 6 të KEDNJ-së, ngase gjykatat e rregullta kanë shkelur parimin e barazisë së armëve ndërmjet palëve në procedurë. Pra, parashtruesi pretendon se gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës, lidhur me kërkesën e tij për paraqitjen e dëshmitarëve, të cilët do të mund të sqaronin provat.

Marrë parasysh këto parime dhe në rrethana në të cilat, sipas shkresave të lëndës rezulton se këto pretendime specifike të parashtruesit të kërkesës janë ngritur për herë të parë para Gjykatës, ajo konkludon që parashtruesi i kërkesës nuk i ka dhënë mundësinë Gjykatës së Apelit dhe asaj Supreme, që të adresojnë këto pretendime dhe me atë rast, të parandalojnë shkeljet e pretenduara që parashtruesi i kërkesës i ngrit drejtpërdrejt pranë kësaj Gjykate, pa i shteruar mjetet juridike në kuptimin e tyre substancial. Gjykata konstaton se ky pretendim duhet të refuzohet si i papranueshëm në baza procedurale për shkak të mosshterimit substancial të të gjitha mjeteve juridike, siç kërkohet me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores se punës.

Parashtruesit:

Agim Deshishku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale