Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml.nr.152/2020, të 16 nëntorit 2020

Nr. të lëndës KI65/21

Parashtruesit: Agim Deshishku

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë,​​ 12. aprila 2023.godine

Nr.ref.:RK​​ 2151/23

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI65/21​​ 

 

Parashtrues

 

Agim Deshishku

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës,​​ Pml.nr.152/2020,​​ të​​ 16​​ nëntorit​​ 2020

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

​​ 

 

 

 

Parashtruesit e kërkesës

 

  • Kërkesa​​ është dorëzuar nga​​ Agim Deshishku,​​ nga​​ fshati Bellopojë, Komuna e Podujevës, të cilin e përfaqësojnë​​ avokatët​​ Arianit Koci dhe Granit Vokshi (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës konteston​​ Aktgjykimin [Pml.nr.152/2020] e​​ 16 nëntorit 2020, të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës (në tekstin​​ ​​ vijim: Gjykata Supreme), në lidhje me Aktgjykimin [APS.nr.2/2019] e 30 dhjetorit 2019, të Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin në vijim: Gjykata e Apelit) dhe me Aktgjykimin [PKR.nr.734/15] e 8 shkurtit 2019, të Gjykatës Themelore në Prishtinë (në tekstin në vijim: Gjykata Themelore).​​ 

 

  • Aktgjykimin e kontestuar parashtruesi i kërkesës e kishte pranuar më 9 dhjetor 2020.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekti i çështjes së kërkesës​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit ​​ të kontestuar, përmes të cilit parashtruesi​​ i​​ kërkesës pretendon​​ se​​ i​​ janë shkelur të drejtat dhe liritë ​​ themelore të garantuara me​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt), të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës, gjithashtu​​ kërkoi edhe​​ vendosjen e masës së përkohshme ndaj Vendimit të kontestuar.​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 2​​ prill 2021,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës e dorëzoi​​ kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 24 prill 2019, Kryetarja e Gjykatës caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu Krasniqi​​ Gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Arta Rama-Hajrizi (kryesuese),​​ Remzije Istrefi Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi (anëtarë).

 

  • Më 12 prill 2021,​​ Gjykata e​​ (i) njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës, si dhe (ii) njoftoi Gjykatën Supreme për kontestimin e Aktgjykimit​​ [Pml.nr.152/2020] të 16 nëntorit 2020​​ dhe të njëjtës i ofroi një kopje të kërkesës.

 

  • Më 12 prill 2021, Gjykata e njoftoi Gjykatën Themelore për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi që ta njoftojë Gjykatën lidhur me datën kur parashtruesi i kërkesës e kishte pranuar Aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Supreme.

 

  • Më 13 prill 2021, Gjykata Themelore i dorëzoi Gjykatës fletëkthesën që tregonte se parashtruesi i kërkesës Aktgjykimin e kontestuar e kishte pranuar më 9 dhjetor 2020.

 

  • Më 28 prill 2021, Gjyqtarja Remzije Istrefi-Peci, kërkoi nga Kryetarja e​​ Gjykatës, përjashtim nga procesi i shqyrtimit dhe vendimmarrjes lidhur me kërkesën KI65/21, bazuar në nenin 18 të Ligjit dhe rregullin 9 të Rregullores së punës. Arsyeja e kërkesës për përjashtim nga rasti konkret erdhi si​​ rrjedhojë​​ e asaj që gjyqtarja dhe parashtruesi i kërkesës në rastin KI65/21 kanë qenë në një proces gjyqësor të natyrës civile.​​ 

 

  • Më 29 prill 2021, Kryetarja e Gjykatës Arta Rama-Hajrizi, përmes Vendimit [Nr.ref.KK 62/21] aprovoi kërkesën e Gjyqtares Remzije Istrefi-Peci për përjashtim nga procesi i shqyrtimit dhe vendimmarrjes lidhur me kërkesën KI65/21.​​ 

 

  • Më 26 qershor 2021, bazuar në paragrafin 4 të Rregullit 12 të Rregullores së punës dhe Vendimit të Gjykatës​​ [KK-SP 71-2/21], gjyqtarja Gresa Caka-Nimani mori detyrën e Kryetares së Gjykatës, ndërsa bazuar në pikën 1.1 të paragrafit 1 të nenit 8 (Përfundimi i mandatit) të Ligjit, Kryetarja Arta Rama-Hajrizi përfundoi mandatin e Kryetares dhe të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.

 

  • Më 25 maj 2021, Gjyqtari Bekim Sejdiu dha dorëheqje, me ç’rast përfundoi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 28 qershor 2021, Kryetarja e Gjykatës Gresa Caka Nimani, përmes vendimit për zëvendësimin e gjyqtarëve në kolegj shqyrtues, u caktua kryesuese në Kolegjin Shqyrtues, në vend të ish- Kryetares Arta Rama Hajrizi.​​ 

 

  • Më 29 tetor 2021, Gjykata njoftoi (i) Gjykatën Supreme dhe (ii) parashtruesin e kërkesës​​ lidhur me mungesë​​ ​​ kuorumit për vendimmarrje lidhur me kërkesën Kl65/21.

 

  • Me 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes se Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 9 shkurt​​ 2023, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit [Nr.KSH.KI65/21] për zëvendësimin e gjyqtarëve në kolegj shqyrtues, zëvendësoi gjyqtaren Remzije Istrefi​​ Peci​​ me gjyqtarin​​ Enver Peci.

 

  • ​​ 22​​ mars​​ 2023, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Më 23 mars 2006, parashtruesi i kërkesës kishte blerë ndërmarrjen “FAN-Podujevë” në valën e 7-të të privatizimit të shitjes nga Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit (në tekstin në vijim: AKM​​ dhe AKP –Agjencia Kosovare e Privatizimit), sipas metodës​​ “Spin off”​​ Special. Kontrata e blerjes përmbante edhe zotimin e parashtruesit të kërkesës​​ ​​ për periudhën prej dy viteve të​​ bëjë​​ investime në​​ vlerë​​ prej 2.800.000​​ €, dhe të​​ punësojë​​ 236 punëtorë. Pra, parashtruesi i kërkesës​​ nuk iu kishte​​ përmbajtur kushteve të​​ përcaktuara​​ me kontratë​​ dhe marrëveshje të​​ zotimeve, në​​ atë​​ mënyrë​​ ​​ ​​ mënyrë​​ ​​ vazhdueshme kishte​​ prezantuar rrejshëm investime të​​ rrejshme fiktive,​​ të cilat i kishte​​ paraqitur​​ si​​ investime kapitale,​​ me dokumentacion me përmbajtje të​​ pavërtete duke prezantuar fatura fiktive, të​​ fryra,​​ mashtrime në​​ shitblerje apo kryerje të​​ punëve më​​ ​​ ndryshme, të​​ cilat​​ ishin​​ regjistruar në​​ data bazën e AKM/AKP-së, si dëshmi​​ lidhur me përmbushjen e zotimeve nga ana e blerësit sipas​​ marrëveshjes së zotimeve.​​ 

 

  • Sipas shkresave të​​ lëndës,​​ parashtruesi i kërkesës​​ përtej kushteve të​​ kontratës, kishte​​ futur në kolateral - hipotekë ndërmarrjen "FAN - Podujevë", lidhur me përmbushjen e​​ borxhit ndaj Kreditorit në shumën prej: 2.607.000​​ ​​ në Raiffeisen Bank në periudhën 2008-2011, duke siguruar kështu përfitim të​​ kundërligjshëm edhe pse për një veprim të tillë ka pasur për obligim që​​ ​​ kërkoj pëlqim paraprak​​ nga AKM/AKP.​​ Sipas shkresave të​​ lëndës,​​ në kohën kur ndërmarrja "FAN -Podujevë" ka qenë pronë e AKP-së,​​ parashtruesi ka ndërmarrë një veprim të tillë dhe ka arritur që këtë ​​ shumë të kredisë ta marrë në mënyrë të kundërligjshme,​​ sepse deri me 2o janar 2012, nuk ka pasur vendim për lirim të kësaj ndërmarrje nga AKP,​​ pra i njëjti​​ ka përfituar një shumë të madhe të hollave, duke futur në hipotekë pronën që nuk ka qenë e tij, duke rrezikuar në këtë formë pronën e AKP-së, kështu që vetes i ka sjellë dobi pasurore në vlerë rreth: 5.400.000​​ ​​ dhe ka​​ bërë shkelje serioze të drejtave​​ ​​ punëtorëve të​​ Ndërmarrjes së​​ Re​​ "FAN", dhe njëkohësisht i ka shkaktuar dëm Ndërmarrjes Shoqërore "Fan", e përfaqësuar nga​​ AKP-ja,​​ si​​ dhe buxhetit të​​ shtetit.​​ 

 

  • Nga shkresat e​​ lëndës,​​ ​​ parashtruesi i kërkesës gjatë periudhës kohore 23 mars 2006, deri më 31 mars 2010, në mënyrë të vazhdueshme në cilësi të pronarit të biznesit "FAN​​ - Podujevë",​​ me qëllim të shmangies së pagimit të tatimit dhe kontributeve tjera të përcaktuara me ligj, nuk i ka përshirë informatat lidhur me veprimtarinë dhe të ardhurat e tij, për vlerësimin e detyrimeve, ashtu që nuk kishte paraqitur para Administratës Tatimore të Kosovës, qarkullimin real që e kishte pasur në kuadër të aktivitetit të tij afarist, me ç’rast të dëmtuarës Administratës Tatimore të Kosovës, i shkakton dëm material në shumën prej: 53.807,46 €.

 

  • Më 16 shkurt 2016, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (në tekstin në vijim: Prokuroria Speciale) ngriti aktakuzën [PPS.nr.59/2014] kundër disa personave, ndërsa ndaj parashtruesit të kërkesës për shkak të veprës penale "Mashtrimi" në vazhdimësi nga neni 261 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të​​ Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës (në tekstin në vijim​​ Kodi i Përkohshëm Penal), veprën penale "Legalizimi i përmbajtjes së rreme" në vazhdimësi, nga neni 403 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të​​ Kodit Penal Nr. 04/L-082 të Republikës së Kosovës (në tekstin në vijim:​​ KPRK), si dhe veprën penale "Shmangie nga tatimi" nga neni 249 paragrafi 2 të Kodit të Përkohshëm Penal.

 

  • Pra, parashtruesi i kërkesës akuzohej për paraqitja të rreme të fakteve dhe fshehje të fakteve, me​​ ç ‘rast​​ parashtruesi i kërkesës kishte prezantuar rrejshëm në AKP investime të rrejshme fiktive; investime kapitale me dokumentacion me përmbajtje të pavërtetë; fatura fiktive dhe të fryera, mashtrime në shitblerje apo kryerje të punëve te ndryshme. Përmes këtyre veprimeve, parashtruesi i kërkesës akuzohej se i kishte vënë në lajthim zyrtarët e AKP-së, duke u shtyer të veprojnë në dëm të pasurisë së AKP-së; punëtorëve të ndërmarrjes “Fan – Shpk” si dhe në dëm të buxhetit dhe ekonomisë së vendit.​​ 

 

  • Më 10 maj 2018, parashtruesi i kërkesës kishte propozuar para trupit gjykues që të dëgjohen dëshmitarët: R. A. H. - drejtor teknik i ndërmarrjes "FAN", R. M. H. - drejtor i prodhimit i ndërmarrjes "FAN" dhe N. R - shef i kontabilitetit i ndërmarrjes "FAN", me qëllim që të njëjtit të mund t'i shpjegojnë gjykatës për investimet që janë bërë për mbarëvajtjen e ndërmarrjes "FAN".

 

  • Më 1 qershor 2018, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit kishte refuzuar dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga parashtruesi i kërkesës, me arsyetimin se të gjitha raportet sa i përket kësaj ndërmarrjeje rreth investimeve kapitale dhe numrit të punëtorëve i kishte paraqitur auditori në raport me shkrim.

 

  • Më 8 shkurt 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes Aktgjykimit [PKR.nr.734/2015] ​​ parashtruesin​​ e​​ kërkesës​​ e​​ liroi​​ nga akuza lidhur me veprën penale (i) legalizimi i përmbajtës së rreme në vazhdimësi nga nenit​​ 403 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së; si dhe​​ e​​ shpalli​​ fajtor​​ për kryerjen e veprës penale​​ të​​ (i)​​ mashtrimit në vazhdimësi nga neni 261 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të​​ Kodit të Përkohshëm Penal; dhe (ii) veprës penale shmangie nga tatimi nga neni 249 paragrafi 2 të Kodit të Përkohshëm Penal; duke shqiptuar dënim unik​​ (a)​​ me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet prej plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, duke i llogaritur kohën e kaluar në paraburgim prej 30 prill 2014 deri me 30 maj 2014, si dhe kohën a kaluar nën masën e arrestit shtëpiak prej 30 majit 2014, deri më 30 korrik 2014;​​ (b)​​ dënim me gjobë në shumën prej 10,000 euro, i cili do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, [...];​​ (c)​​ Obligoi​​ parashtruesin e kërkesës që​​ palës së​​ dëmtuar ATK-së​​ t'i kompensoj dëmin në​​ shumën prej 53,807.46​​ euro, në​​ afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë​​ së​​ këtij aktgjykimi, ndërsa për pjesën e dëmtuara AKP për realizimin e kërkesës pasurore​​ juridike udhëzohet në​​ kontest civil; (d) refuzohet kërkesa e Prokurorit të​​ Prokurorisë​​ Speciale për konfiskimin e pasurisë​​ të​​ evidentuar​​ sipas urdhrit ndalues afatgjatë​​ të​​ Gjykatës Themelore në​​ Prishtinë​​ [PKR.nr.218/14], të​​ 30​​ qershorit​​ 2014.

 

  • Në afat ligjor, Prokurori i Prokurorisë Speciale dorëzoi​​ ankesë për shkak të shkeljes esenciale të procedurës penale, vërtetimit jo të plotë dhe të gabueshëm të gjendjes faktike, shkeljes së ligjit penal dhe vendimit mbi sanksionin penal, me propozim që Gjykata e Apelit ta aprovoj ankesën si të bazuar dhe aktgjykimin e ankimuar ta prishë dhe lëndën ta kthej në rishqyrtim dhe rivendosje.​​ 

 

  • Në një datë të pacaktuar,​​ parashtruesi i kërkesës dorëzoi ankesë kundër Aktgjykimit të lartcekur,​​ për shkak të shkeljeve esenciale të​​ dispozitave​​ të​​ procedurës penale, shkeljeve​​ të ligjit material dhe vërtetimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike, me propozim që Gjykata e Apelit të ndryshoj aktgjykimin e ankimuar dhe të shpall aktgjykim refuzues respektivisht lirues për të, apo të anuloj aktgjykimin e ankimuar dhe​​ t'ia kthej​​ Gjykatës​​ Themelore për rigjykim dhe vendim. Në ankesë, parashtruesi i kërkesës​​ nuk ishte ankuar lidhur me mosdëgjimin e dëshmitarëve​​ në Gjykatën Themelore të propozuar nga ana e tij.​​ 

 

  • Më 10 shtator 2019, Prokuroria e Apelit përmes shkresës [PPA/I nr.387/19] propozoi që ankesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës​​ të aprovohet si e bazuar dhe aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim dhe rivendosje, ndërsa për sa i përket rrethanave të rastit konkret, ankesa e​​ parashtruesit​​ të kërkesës të hedhet​​ poshtë si​​ e​​ pabazuar.

 

  • Më 30 dhjetor 2019, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [APS.nr.2/2019]​​ ​​ (i) aprovoi​​ ankesën​​ e Prokurorisë Speciale, e sipas detyrës zyrtare, përkitazi me të akuzuarit N. O, B.Sh., Sh.Ll, N.A, M.Y., A.K dhe parashtruesin e kërkesës Agim Deshishku, ANULOI​​ aktgjykimin​​ e​​ Gjykatës Themelore për dispozitivin I., II. dhe III. pika 2, si dhe vendimin​​ për refuzimin e kërkesës për konfiskim të pasurisë të evidentuar sipas urdhrit ndalues afatgjatë [PKR.nr.218/14] të 30 qershorit 2014, dhe çështja​​ u​​ kthye​​ ​​ rigjykim; (ii)​​ refuzoi​​ si​​ ​​ pabazuar,​​ ankesën​​ e parashtruesit të kërkesës,​​ ndërsa​​ vërtetoi​​ aktgjykimin​​ e​​ Gjykatës​​ Themelore për​​ dispozitivin​​ III​​ pika​​ 1​​ dhe 3.

 

  • Në një datë të pacaktuar, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për pjesën e dispozitivit pika​​ 1​​ dhe 3 të aktgjykimit, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe shkeljes së​​ ligjit penal, me propozim që​​ Gjykata Supreme ta aprovoje këtë​​ kërkesë​​ si te bazuar, kurse aktgjykimet e kundërshtuara të​​ anulohen​​ dhe​​ çështja ti kthehet gjykatës së shkallës​​ së​​ parë​​ në​​ rigjykim dhe rivendosje.​​ Në këtë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, parashtruesi i kërkesës​​ nuk ishte ankuar lidhur me mosdëgjimin e dëshmitarëve​​ në Gjykatën Themelore të propozuar nga ana e tij.

​​ 

  • Më 15 qershor 2020,​​ Zyra e Kryeprokurorit të​​ Shtetit, me shkresën​​ [KMLP.II.nr.84/2020]​​ propozoi që​​ kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë​​ e​​ parashtruesit të kërkesës, të​​ refuzohet si e pabazuar.

 

  • Më 16 nëntor 2020, Gjykata Supreme e Kosovës (në tekstin në vijim: Gjykata Supreme) përmes Aktgjykimit [Pml. Nr. 152/2020] refuzoi si të pabazuar kërkesën e përbashkët për mbrojtjen e ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës, e paraqitur kundër Aktgjykimit [PKR.nr.734/2015] të 8 shkurtit 2019, të Gjykatës Themelore dhe Aktgjykimit [APS.nr.2/2019] të ​​ 30 dhjetorit 2019, të Gjykatës së Apelit, sa i përket veprave penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 261 paragrafi​​ 2 lidhur me paragrafin​​ 1 të Kodit të Përkohshëm Penal​​ dhe veprës penale shmangie nga tatimi nga neni 249 paragrafi​​ 2 të​​ Kodit të Përkohshëm Penal, të cekura në pikat 1 dhe 3 të dispozitivit të aktgjykimit të shkallës së parë; 2. Në pjesën tjetër aktgjykimi mbeti​​ i paprekur.

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës pretendojnë që Aktgjykimi ​​ i​​ kontesuar, është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tyre të garantuara me nenin 31 [E të Kushtetutës​​ në lidhje me​​ nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se atij i është shkelur e drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga Neni 31 i Kushtetutës lidhur me Nenin 6 të KEDNJ-së, ngase gjykatat e rregullta kanë shkelur parimin e barazisë së armëve ndërmjet palëve në procedurë.

 

  • Lidhur me këtë​​ pretendim, parashtruesi i kërkesës thekson që bazuar në përmbajtjen e Procesverbalit të 10 majit 2018, mbrojtja e parashtruesit të kërkesës kishte propozuar para trupit gjykues që të dëgjohen dëshmitaret: R.​​ A. H.​​ - drejtor teknik i ndërmarrjes "FAN", Rexhep M. Hyseni - drejtor i prodhimit i ndërmarrjes "FAN" dhe​​ N.R.​​ - shef i kontabilitetit i ndërmarrjes "FAN". Në vijim, parashtruesi i kërkesës pretendonte që arsyeja e propozimit të këtyre dëshmitarëve ishte se të njëjtit do të mund "t'i shpjegonin gjykatës për investimet që ishin bërë për mbarëvajtjen e ndërmarrjes "FAN".

 

  • Në vijim, parashtruesi i kërkesës thekson se propozimi i tij lidhur me nxjerrjen e provës me anë të dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar, ka qenë i domosdoshëm për të përcaktuar në mënyrë të drejtë fajësinë apo pafajësinë e tij. Pra, sipas tij, dëshmitarët e propozuar do të mund të ia sqaronin gjykatës çdo dilemë, dyshim apo paqartësi lidhur me faturat dhe kontratat e paraqitura nga ai, për të dëshmuar investimet kapitale në ndërmarrjen "Fan".

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se "Raporti i Auditorit" ishte i pamjaftueshëm për konstatimin e gjendjes faktike. Po ashtu, pavarësisht provës "Raporti i Auditorit", e cila ishte në shkresat e lëndës, gjykatat e rregullta ishte dashur të aprovojnë propozimin e parashtruesit të kërkesës për dëgjimin e dëshmitarëve të lartpërmendur, duke qenë se ishte i bindur se dëgjimi i tyre është "mjeti i tij i vetëm për përcaktimin e pafajësisë së tij" dhe se dëgjimi i tyre ishte absolutisht i nevojshëm për në mënyrë që të konstatohej e vërteta.

 

  • Pra, parashtruesi pretendon se gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës, lidhur me kërkesën e tij për paraqitjen e dëshmitarëve, të cilët do të mund të sqaronin provat. Përmes këtyre veprimeve i janë shkelur të drejtat e garantuara me paragrafin 4 të nenit 31 të Kushtetutës dhe nënparagrafin 3.d të nenit 6 të KEDNJ-së, me ç’​​ rast i është shkelur parimi i barazisë së armëve, që si qëllim ka sigurimin e trajtimit të drejtë dhe të paanshëm të palëve në procedurë penale.

  • Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i referohet edhe rastit të Gjykatës KI78/12, me parashtrues​​ Bajrush Xhemajli, rast në të cilin Gjykata kishte konstatuar se ishte shkelur e drejta në gjykim të drejtë nga gjykatat e rregullta, meqenëse të njëjtat kishin refuzuar propozimin e mbrojtjes për nxjerrjen e një ekspertize të re me ekspert të trafikut, për të ekzaminuar hollësisht të gjithë faktorët që kanë mundur të shkaktojnë aksidentin.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës i referohet edhe rastit​​ Vidal kundër Belgjikës, kërkesa nr. 12351/86, Aktgjykimi i 22 prillit 1992,​​ ku GJEDNJ​​ kishte konstatuar se Gjykata e​​ Apelit në​​ Belgjikë, duke dështuar për t'i thirrur katër dëshmitarët e mbrojtjes, të​​ cilët i​​ akuzuari Vidal i kishte kërkuar, e kishte privuar atë​​ nga mjetet e tij të​​ vetme për përcaktimin​​ e pafajësisë​​ së​​ tij. GJEDNJ-ja, po ashtu gjeti se "heshtja e plotë​​ e aktgjykimit lidhur me​​ pikën në​​ fjalë​​ (ka për qëllim propozimin e dëshmitarëve nga mbrojtja) nuk​​ është​​ në​​ përputhje​​ me konceptin e një​​ gjykimi të​​ drejtë​​ që​​ është​​ baza e nenit 6 të​​ KEDNJ-së".

 

  • Parashtruesi i kërkesës gjithashtu thekson se​​ me refuzimin e propozimit të​​ tij​​ për dëgjimin e​​ dëshmitarëve, atij i​​ është​​ refuzuar mundësia e arsyeshme për të​​ paraqitur rastin e tij, duke e​​ vendosur atë​​ ​​ pozitë​​ ​​ pafavorshme vis-a-vis prokurorisë. Rrjedhimisht, parashtruesi i​​ kërkesës parashtron se atij i​​ është​​ shkelur e drejta në​​ gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm, ngase dështimi i​​ gjykatave të​​ rregullta për të​​ lejuar dëgjimin e dëshmitarëve të​​ propozuar, cenoi të​​ drejtat e​​ mbrojtjes dhe privoi parashtruesin nga mundësia për të​​ paraqitur argumente në​​ mbrojtjen e​​ tij në​​ ​​ njëjtat kushte si të​​ prokurorisë, rrjedhimisht iu shkel parimi i barazisë së armëve në procedurë.

 ​​ ​​ ​​​​ 

Kërkesa për masë të përkohshme

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ kërkon që​​ Gjykata të​​ vendos masë​​ ​​ përkohshme, për​​ shkak se:​​ i)​​ zbatimi i Aktgjykimit të​​ Gjykatës Supreme do të​​ privojë​​ parashtruesin nga liria për (një) vit e 8 (tetë) muaj, gjë​​ ​​ përbën dëm të​​ pariparueshëm për Parashtruesin e kërkesës, pasi që​​ ai do të​​ privohej nga liria pa iu ofruar atij në​​ rastin penalo​​ juridik një​​ procedurë​​ ​​ i garantohet me Kushtetutë;​​ ii)​​ nëse një​​ Aktgjykim i favorshëm nga Gjykata Kushtetuese do të​​ shkaktonte rigjykimin e mundshëm të​​ këtij rasti ku parashtruesi do të​​ mund të​​ lirohej nga përgjegjësia penale, atëherë​​ mungesa e kësaj mase do të​​ linte​​ parashtruesin e kërkesës të​​ vuajë​​ një​​ dënim të​​ jashtëligjshëm dhe të​​ pamerituar;

  • iii) Privimi i​​ parashtruesit nga liria nuk do të​​ mund të​​ zhbëhet dhe me asnjë​​ dëmshpërblim monetar nuk do të​​ mund të​​ kompensohej​​ koha që​​ parashtruesi do ta kalonte i privuar nga liria dhe pasojat fiziko-psiqike që​​ një​​ privim i tillë​​ nga liria do të​​ lente tek​​ parashtruesi i kërkesës.

 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

[...]

 

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

NENI 6

E drejta për një proces të rregullt

 

[...]​​ 

 

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme:

 

[...]

 

d. të pyesë ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës;

 

Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës

 

Neni 261​​ 

Mashtrimi​​ 

(1) Kushdo që me qëllim për t’i sjellë vetes apo personit tjetër ndonjë dobi pasurore e​​ 
mashtron ose e sjell personin tjetër në lajthim me anë të paraqitjes së rreme apo duke i ​​ fshehur faktet dhe me këtë e shtyt personin e tillë që të veprojë apo të mosveprojë në dëm të pasurisë së tij ose të pasurisë së ndonjë personi tjetër, dënohet me gjobë apo me burgim deri në tri vjet.​​      

(2) Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me dëm i cili e tejkalon​​ 
shumën prej 15,000 euro, kryerësi dënohet me burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vjet.

Neni 249

Shmangia nga tatimi


(1) Kushdo i cili me qëllim që ai apo personi tjetër t’i shmanget pjesërisht apo tërësisht​​ 
pagimit të tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera të përcaktuara me ligj jep të dhëna të pavërteta për të ardhurat e veta apo nuk i përfshin informatat lidhur me të ardhurat e tij, gjendjen ekonomike apo fakte të tjera relevante për vlerësimin e detyrimeve të këtilla dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tri vjet.​​ 


(2) Nëse shuma e detyrimit nga paragrafi 1 i këtij neni, pagimi i të cilit shmanget është më e lartë se 15.000 euro, kryerësi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vjet.

 

Kodi nr. 04/L-082​​ Kodi​​ Penal i​​ Republikës së​​ Kosovës

 

Neni 403​​ 

Legalizimi i përmbajtjes së rreme​​ 


1. Kushdo që vë në lajthim organin kompetent që në një dokument publik, regjistër apo libër të vërtetojë ​​ një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, dënohet me burgim ​​ prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.​​ 

 

2. Kushdo që përdorë dokumentin, regjistrin apo librin e tillë edhe pse e di së është i rremë, dënohet ​​ me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.

 

Vlerësimi​​ i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse janë përmbushur kriteret për pranueshmëri, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe të parapara me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës të cilët përcaktojnë se:

 

1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

(...)

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Në vazhdim, Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesit e kërkesës i kanë përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohet me Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata së pari i referohet nenit 47 [Kërkesa individuale],​​ i​​ cili​​ përcakton:

 

Neni 47​​ 

​​ [Kërkesa individuale]​​ 

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata po ashtu i referohet rregullit 39 (1) (b) te Rregullores se punës, i cili​​ 
    specifikon:
    ​​ 


"(1) Gjykata mund ta konsideroje një kërkesë te pranueshme nëse:​​ 

[...]​​ 

(b) janë​​ shteruar te gjitha mjetet efektive të​​ përcaktuara​​ me Ligj​​ 
kundër aktgjykimit ose vendimit te kontestuar".​​  

[ ...]

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata​​ fillimisht​​ rikujton se​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës pretendon​​ që Aktgjykimi [Pml.nr.152/2020] i​​ 16​​ nëntorit​​ 2020​​ i Gjykatës Supreme, është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij​​ të garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës,​​ si​​ dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

 

  • Gjykata, më tej, gjithashtu rikujton që në kontekst të pretendimeve për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës​​ pretendim kryesor e ka shkeljen e parimit të barazisë së armëve. I njëjti thekson​​ se​​ në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore,​​ më 10 maj 2018, kishte propozuar para trupit gjykues​​ që të dëgjohen dëshmitarët: R. A. H. - drejtor teknik i ndërmarrjes "FAN", R. M. H. - drejtor i prodhimit i ndërmarrjes "FAN" dhe N. R - shef i kontabilitetit i ndërmarrjes "FAN", me qëllim që të njëjtit të mund t'i shpjegojnë gjykatës për investimet që janë bërë për mbarëvajtjen e ndërmarrjes "FAN". Ndërsa, më 1 qershor 2018, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit kishte refuzuar dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga parashtruesi i kërkesës, me arsyetimin se të gjitha raportet sa i përket kësaj ndërmarrjeje rreth investimeve kapitale dhe numrit të punëtorëve i kishte paraqitur auditori në raport me shkrim.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit. Megjithatë, bazuar në shkresat e lëndës, nuk rezulton që pretendimi i lartcekur i parashtruesit të kërkesës përkitazi me dëgjimin e dëshmitarëve të jetë ngritur në ankesën e tij të parashtruar në Gjykatën e Apelit. Gjykata po ashtu vëren se parashtruesi i kërkesës këtë pretendim nuk e kishte ngritur as edhe në kërkesën​​ për mbrojtje të ligjshmërisë​​ të parashtruar në Gjykatën Supreme.​​ 

 

  • Në një kontekst të tillë, kur pretendimet e parashtruesit të kërkesës as formalisht por as në substancë/përmbajtje nuk janë ngritur para gjykatave të rregullta, Gjykata i referohet praktikës së saj gjyqësore dhe asaj të GJENDJ-së, sa i përket kriterit për shterjen e mjeteve juridike në kuptimin substancial, dhe rikujton se në rrethana të tilla, pretendimet e tilla nuk mund të shqyrtohen nga Gjykata për mungesë të shterimit të mjeteve juridike në kuptim substancial. Bazuar në po të njëjtën praktikë gjyqësore, Gjykata kishte refuzuar shqyrtimin e pretendimeve përkatëse sepse të njëjtat nuk ishin ngritur asnjëherë para gjykatave të rregullta, ndër të tjera, edhe në rastet e Gjykatës,​​ KI40/20, parashtrues​​ Sadik Gashi, Aktvendim për Papranueshmëri i 5 shkurtit 2021,​​ paragrafi66;​​ KI119/17, parashtrues​​ Gentian Rexhepi, Aktvendim për papranueshmëri, i 3 majit​​ 2019,​​ paragrafi 71;​​ KI154/17 dhe KI05/18, parashtrues​​ Basri Deva, Aferdita Deva dhe Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar "BARBAS", Aktvendim për papranueshmëri, i 22 korrikut 2019,​​ paragrafi 92;​​ KI155/18, parashtrues​​ Benson Buza, Aktvendim për papranueshmëri, i 25 shtatorit 2019,​​ paragrafi 50;​​ dhe KI163/18, parashtrues​​ Kujtim Lleshi, Aktvendim për papranueshmëri, i 24 qershorit 2020,​​ ​​ paragrafi 59).​​ 

 

  • Gjykata rithekson se shterimi i mjeteve juridike ngërthen në vete dy elemente: (i) atë të shterimit në kuptimin formal-procedural, që nënkupton mundësinë e përdorimit të mjetit juridik, kundër një akti të një autoriteti publik, në një instancë më të lartë me juridiksion të plotë; dhe (ii) shterimin e mjetit në​​ kuptimin substancial, që nënkupton raportimin e shkeljeve kushtetuese në “substancë” para gjykatave të rregullta në mënyrë që këto të fundit të kenë mundësinë e parandalimit dhe të korrigjimit të shkeljes së të drejtave të njeriut të mbrojtura me Kushtetutë dhe KEDNJ. Gjykata i konsideron si të shterura mjetet juridike vetëm atëherë kur parashtruesit e kërkesës, në pajtueshmëri me ligjet në fuqi, i kanë shfrytëzuar ato, në të dy kuptimet. (Shih, po ashtu, rastet e Gjykatës, KI71/18, parashtrues,​​ Kamer Borovci,​​ Mustafë Borovci dhe Avdulla Bajra, Aktvendim për papranueshmëri, i 21 nëntorit 2018, paragrafin 57; rastin KI119/17, cituar më lart, paragrafin 73; rastin KI154/17 dhe KI05/18, cituar më lart, paragrafi 94; dhe rastin KI163/18, cituar më lart, paragrafi 61).

 

  • Një qëndrim i tillë është në përputhshmëri të plotë me praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, bazuar në të cilën, për aq sa ekziston një mjet juridik që ua mundëson gjykatave të rregullta të adresojnë, të paktën në substancë, argumentin për shkelje të një të drejte, atëherë ai mjet juridik duhet të shfrytëzohet. Nëse ankesa e paraqitur në Gjykatë nuk është ngritur, qoftë në mënyrë eksplicite apo në substancë, pranë gjykatave të rregullta kur ka mundur të ngrihet gjatë ushtrimit të një mjeti juridik në dispozicion të​​ parashtruesit të kërkesës, atëherë gjykatave të rregullta u është mohuar mundësia e adresimit të çështjes, mundësi të cilën rregulli për shterimin e mjeteve juridike synon ta ofrojë. (Shih, ndër tjerash, rastin e GJEDNJ-së,​​ Jane​​ Nicklinson kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe Paul Lamb kundër Mbretërisë së Bashkuar, cituar më lart, paragrafi 90 dhe referencat e përfshira aty; dhe shih, gjithashtu, rastin e Gjykatës, KI119/17, cituar më lart, paragrafin 72; rastin KI154/17 dhe KI05/18, cituar më lart, paragrafi 93; rastin KI155/18, cituar më lart, paragrafi 49; dhe rastin KI163/18, cituar më lart, paragrafi 60).​​ 

 

  • Marrë parasysh këto parime dhe në rrethana në të cilat, sipas shkresave të lëndës rezulton se këto pretendime specifike të parashtruesit të kërkesës janë ngritur për herë të parë para Gjykatës, ajo konkludon që parashtruesi i kërkesës nuk i ka dhënë mundësinë Gjykatës së Apelit dhe asaj Supreme, që të adresojnë këto pretendime dhe me atë rast, të parandalojnë shkeljet e pretenduara që parashtruesi i kërkesës i ngrit drejtpërdrejt pranë kësaj Gjykate, pa i shteruar mjetet juridike në kuptimin e tyre substancial. (Shih, ndër të tjera, rastet e Gjykatës, KI118/15, parashtrues​​ Dragiša Stojković, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 prillit 2016, paragrafët 30-39; rastin KI119/17, cituar më lart, paragrafi 74; rastin KI154/17 dhe KI05/18, cituar më lart, paragrafi 95; dhe rastin KI163/18, cituar më lart, paragrafi 62).

 

  • Si rrjedhojë, Gjykata konstaton se ky pretendim duhet të refuzohet si i papranueshëm në baza procedurale për shkak të mosshterimit substancial të të gjitha mjeteve juridike, siç kërkohet me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores se punës.

 

  • Prandaj, dhe përfundimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e papranueshme, sepse, pretendimet për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së përkitazi me mungesën e dëgjimit të dëshmitarëve përkatës para Gjykatës Themelore, janë të papranueshme si rezultat i mosshterimit të mjeteve juridike në kuptimin substancial, ashtu siç kërkohet me paragrafin 1 dhe 7 te nenit 113 të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin​​ 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, të neneve 20 dhe​​ 47 të Ligjit dhe rregullave​​ 39 (1) (b)​​ dhe 59​​ (2) të Rregullores së punës, më​​ 22​​ mars​​ 2023, njëzëri:

 

VENDOS

 

    • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;​​ 

 

    • T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

    • Ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu Krasniqi ​​ ​​ Gresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Agim Deshishku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale