Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML.nr. 279/2021] të 20 shtatorit 2021

Nr. të lëndës KI52/22

Parashtruesit: Qemajl Pozhegu

Shkarko:

KI52/22, Parashtruesi i kërkesës:  Qemajl Pozhegu 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML.nr. 279/2021] të 20 shtatorit 2021

KI52/22, Aktvendim për papranueshmëri 13  tetorit  2022, publikuar më 8 nëntor 2022

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë penale  

Gjykatat e rregullta kanë zhvilluar procedurë penale kundër parashtruesit të kërkesës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve nga neni 398, paragrafi 2, i KPRK-së”, për çka është dënuar me aktgjykim të formës së prerë të Gjykatës Supreme.

Duke pasur këto parasysh, parashtruesi i kërkesës i paraqiti Gjykatës kërkesë me të cilën konteston kushtetutshmërinë e procedurës së përfunduar penale. Më konkretisht, parashtruesi i kërkesës konsideron se gjatë procedurës atij i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, si dhe paragrafët 3 dhe 4 të nenit 5 (E drejta për liri dhe siguri) dhe nenin  6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

Gjykata ka analizuar individualisht dhe në detaje të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës, duke zbatuar si praktikën e saj gjyqësore ashtu edhe praktikën e GJEDNJ-së, dhe erdhi në përfundimin se të gjitha pretendimet e parashtruesit janë qartazi të pabazuara sipas rregullit 39, paragrafi 2 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Qemajl Pozhegu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale