Gjykata publikoi Formularët dhe Udhëzuesin e përditësuar për parashtrimin e kërkesave

03.11.2022

Në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese janë publikuar versionet e përditësuara të Formularit dhe të Udhëzuesit për parashtrimin e kërkesës për individë (KI), si dhe Formulari për parashtrimin e kërkesës për institucione shtetërore (KO).

Formulari dhe Udhëzuesi i përditësuar për parashtrimin e kërkesave për individë (KI) dhe Formulari i kërkesës për institucionet shtetërore (KO) janë përpiluar me qëllim të lehtësimit të qasjes së palëve parashtruese në Gjykatë, duke marrë parasysh përvojën e deritanishme të zyrtarëve të administratës së Gjykatës me formularët e kërkesave të parashtruara nga palët e autorizuara dhe avokatët përfaqësues, dhe çështjet e evidentuara në plotësimin e tyre.

Versionet e përditësuara të Formularit dhe Udhëzuesit për parashtrimin e kërkesës për individë (KI), si dhe Formularin e kërkesës për institucione shtetërore (KO), mund t’i gjeni në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese www.gjk-ks.org apo duke klikuar në vegëzat e paraqitura më poshtë: