Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev.nr.162/2021, të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 8 nëntor 2021

Nr. të lëndës KI19/22

Parashtruesit: Lutfi Santir

Shkarko:

KI19/22, Parashtruesi: Lutfi Santir, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev.nr.162/2021, të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 8 nëntor 2021

KI19/22, Aktvendim për papranueshmëri i datës 22 qershor 2022, publikuar më 26 korrik 2022

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë kontestimore, qartazi e pabazuar  

Nga shkresat e lëndës del se parashtruesi i kërkesës i ka parashtruar kërkesë ministrisë kompetente për lëshimin e lejes për kryerjen e transportit me autobus në linjën Prishtinë – Prizren dhe anasjelltas, të cilën ministria e ka refuzuar.

Parashtruesi i kërkesës, duke konsideruar se me këtë vendim të ministrisë atij i ishte shkaktuar dëm material në formën e fitimit të humbur, ka parashtruar kërkesë padi pranë Gjykatës Themelore me të cilën ka kërkuar kompensim në emër të fitimit të humbur. Gjykata Themelore, e Apelit dhe ajo Supreme e kanë refuzuar kërkesën e parashtruesit si të pabazuar.

Duke e pasur parasysh epilogun e këtillë të procedurës gjyqësore, parashtruesi i kërkesës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 49 [E drejta në punë dhe ushtrim të profesionit], nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 (E drejta në gjykim të drejtë) të Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut.

Gjykata i ka analizuar pretendimet kryesore të parashtruesit të kërkesës qoftë lidhur me pretendimin për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, qoftë lidhur me pretendimet mbi shkeljen e neneve 49 dhe 54 të Kushtetutës, duke zbatuar si praktikën e vet ashtu edhe praktikën e GJEDNJ-së. Rrjedhimisht, sa iu përket pretendimeve mbi shkeljen e rregullës 39, paragrafi 2 të Rregullores së punës, dhe atë për shkak se të gjitha instancat e gjykatave të rregullta kanë konstatuar, i) që parashtruesi i kërkesës nuk ka iniciuar procedurë administrative pranë Gjykatës Supreme, ii) që nuk ka marrë vendimin e gjykatës kompetente lidhur me çështjen e ligjshmërisë së vendimit të Ministrisë, iii) që me këtë gjykatat e rregullta në kërkesën për kompensimin e parashtruesit, nuk kanë pasur bazë ligjore në bazë të së cilës do ta konstatonin se ekziston vendimi i kundërligjshëm i cili i ka shkaktuar dëm parashtruesit të kërkesës, dhe me këtë i përcaktohet edhe kompensimi i mundshëm.

Po ashtu, sa iu takon pretendimeve mbi shkeljen e neneve 49 dhe 54 të Kushtetutës, Gjykata ka konstatuar se parashtruesi i kërkesës nuk i ka arsyetuar ato, prandaj edhe i ka refuzuar si të pambështetura ose të paarsyetuara”, në përputhje me rregullën 39, paragrafi 2 i Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Lutfi Santir

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile