KI62/21 Parashtruesja e kërkesës: Dragana Isailović vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit AC-I.-18-0413-A0001 të 29 tetorit 2020
KI 62/21, aktvendim për papranueshmëri i 20 janarit 2022, publikuar më 14 shkurt 2022
Fjalët kyç: kërkesë individuale, interpretimi i gabuar i ligjit të aplikueshëm si dhe vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike, qartazi i pabazuar
Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 22 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
Parashtruesja e kërkesës pretendon se Kolegji i Apelit të DHPGJS-së, duke refuzuar ankesën e saj si të pabazuar, ka shkelur të drejtat e saj të mbrojtura me nenet 24, 31, 46, 49 dhe 102 të Kushtetutës, si dhe me nenin 6 dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së dhe nenet 1 dhe 4 të KSE. Pretendimi kryesor i parashtrueses së kërkesës kishte të bënte me shkeljen e pretenduar të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së lidhur me nxjerrjen e aktgjykimit të kontestuar, përkatësisht Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit [AC-I.-18-0413-A0001] të 29 tetorit 2020, në kundërshtim me nenet 71 dhe 72 të Ligjit të punës nr. 03/L-212, si dhe nenit 219 të Ligjit për Punën e bashkuar nr. 53/76.
Përkitazi me këto pretendime, përkatësisht nxjerrjen e aktgjykimit të kontestuar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të punës nr. 03/L-212 si dhe dispozitat e Ligjit për Punën e bashkuar nr. 53/76, Gjykata fillimisht thekson se ato nuk i kanë sqaruar dhe deklaruar në mënyrë adekuate faktet e shkeljes së të drejtave apo dispozitave kushtetuese. Për më tepër, Gjykata vëren se pretendimet e mësipërme për shkelje të Ligjit të punës nr. 03/L-212 si dhe dispozitat e Ligjit për Punën e bashkuar nr. 53/76, janë sqaruar nga gjykatat e rregullta.
Gjykata gjithashtu rikujton se parashtruesja e kërkesës pretendon shkelje të neneve 24, 46, 49 dhe 102 të Kushtetutës, nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së dhe nenit 1 dhe nenit 4 të KEDNJ-së, duke bërë pretendime të përgjithshme para Gjykatës pa sqarim të saktë dhe adekuat për shkeljen e këtyre të drejtave kushtetuese.
Në rrethanat e rastit konkret, parashtruesja e kërkesës përtej referimit në nenet e lartcekura të Kushtetutës dhe përmbajtjes së tyre, dhe përveç formulimit të pretendimeve të përgjithësuara, nuk ka arsyetuar qartë dhe në mënyrë adekuate se si janë shkelur këto nene përmes aktgjykimit të kontestuar. Prandaj, Gjykata konsideron se pretendimet e parashtrueses së kërkesës për shkelje të neneve të lartcekura të Kushtetutës bien në kategorinë e pretendimeve “të pambështetura apo të paarsyetuara”. Për qëllimet e kësaj kategorie pretendimesh, Gjykata bazuar në paragrafin (1) (d) dhe (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës dhe praktikën e saj gjyqësore, vazhdimisht ka theksuar që (i) palët janë të detyruara të sqarojnë faktet dhe pretendimet në mënyrë të saktë dhe adekuate; si dhe (ii) të dëshmojnë dhe mbështesin në mënyrë të mjaftueshme pretendimet e tyre për shkelje të të drejtave ose dispozitave kushtetuese. 46, 49 dhe 102 .
Dragana Isailović
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Neni 24 - Barazia para Ligjit, Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 46 - Mbrojtja e Pronës , Neni 49 - E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit, Neni 102 – Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Tjetër