Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit Rev. Nr. 359/2019, të Gjykatës Supreme, të 15 janarit 2020

Nr. të lëndës KI 55/20

Parashtruesit: Arsim Biçaku

Shkarko:

KI55/2o Parashtrues: Arsim Biçaku, Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit Rev. Nr. 359/2019, të Gjykatës Supreme, të 15 janarit 2020

KI 55/20, Aktvendim për papranueshmëri i 9 shtatorit 2021, publikuar më 13 tetor 2021

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, qartazi e pabazuar 

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 22 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Më 20 tetor 2003, parashtruesi i kërkesës u njoftua nga Raiffeisen Bank se nga ajo datë punësimi i tij tek e njëjta do të përfundonte për shkak të mosrespektimit të detyrimeve të  përcaktuara në rregullore.

Parashtruesi i kërkesës, kundër njoftimit për ndërprerje, inicioi procedura gjyqësore të cilat u kthyen në gjykatat e instancave më të ulëta për rishqyrtim disa herë, dhe që përfunduan me aktgjykim të Gjykatës Supreme. Në procedurat para gjykatave të rregullta, u konstatua se parashtruesi i kërkesës është larguar nga puna kundërligjshëm, prandaj është urdhëruar kompensimi monetar për atë periudhë. Në një pjesë të procedurave, Raiffeisen Bank i ofroi parashtruesit të kërkesës kthimin në vendin e punës, por parashtruesi i kërkesës e refuzoi ofertën e tillë, prandaj, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme arsyetuan se pas kësaj periudhe, paditësi nuk kishte të drejtë në kompensim të pagës sepse i njëjti ishte kthyer në vendin e tij të punës dhe se u largua vullnetarisht nga i njëjti vend pune. Andaj, nuk ka dëshmi që parashtruesit të kërkesës i ishte mohuar e drejta për të punuar në mënyrë të ligjshme në pajtim me rregulloret e brendshme.

Parashtruesi i kërkesës në esencë pretendon shkelje, (i) pretendime për shkelje të të drejtave të garantuara me nenin 49 [E drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës, (ii) zbatim i gabuar i ligjit, dhe (iii) shkelje të së drejtës për mbrojtje.

Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenin 49 të Kushtetutës, zbatimin e gabuar të ligjit dhe shkeljen e të drejtës për mbrojtje duhet të deklarohen të papranueshme në tërësi, si qartazi të pabazuara sepse këto pretendime të parashtruesit të kërkesës kualifikohen si (ii) pretendime që karakterizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes” dhe (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”. Prandaj, këto të fundit janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Arsim Biçaku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 49 - E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile