Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, me të cilën kërkon vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, ASC-11-0003-A0001, të 16 majit 2013, me të cilin ka përfunduar kontesti pronësoro-juridik ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe një numri të personave juridikë në lidhje me pronën e paluajtshme të ngastrës kadastrale nr, 622, në sipërfaqe prej 0,87,83 ha dhe nr, 1387, në sipërfaqe prej 0,93,31 ha, të regjistruar në fletën poseduese nr, 162, të cilat janë marrë nga paraardhësit ligjorë të parashtruesit të kërkesës me aktvendimin e marrjes së tokës më 21 dhjetor 1964, në bazë të tokës maksimale, Parashtruesi i kërkesës konsideroi se me vendimin e lartpërmendur të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, është shkelur parimi i gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me Kushtetutë dhe Konventën ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, duke marrë parasysh se Gjykata vetë kishte propozuar zgjerimin e kërkesëpadisë ndaj të paditurit të dytë, pastaj e ka refuzuar padinë për shkak të mungesës së legjitimitetit pasiv, që do të thotë se Gjykata e ka sjellë në lajthitje palën, dhe si rezultat i kësaj, e ka refuzuar kërkesëpadinë, prandaj e ka shkelur parimin e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, Duke vendosur për kërkesën e parashtruesit të kërkesës, Milija Mirković, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese nuk kishte gjetur se procedurat përkatëse në gjykatat e rregullta ishin në ndonjë mënyrë të padrejta ose arbitrare dhe se vendimet e gjykatave të rregullta ishin plotësisht të arsyetuara, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse faktet e paraqitura nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimin për shkeljen e të drejtave kushtetuese
Milija Mirković
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile