Parashtruesi i kërkesës, kërkesën e parashtroi bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 47 të Ligjit Nr, 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dhe në rregullat 28 dhe 54 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Parashtruesi e paraqiti kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 8 qershor 2013, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës është shkelur neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] i Kushtetutës së Kosovës, Kryetari, me Vendimin nr, GJR, KI97/13, të 5 majit 2013, caktoi gjyqtarin Kadri Kryeziu si Gjyqtar raportues, Të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, nr, KSH, KI97/13, është caktuar Kolegji shqyrtues, i përbërë nga gjyqtarët: Altay Suroy (kryesues), Almiro Rodrigues dhe Ivan Čukalović, Gjatë shqyrtimit të rastit, Gjykata gjeti se nuk ka asgjë në kërkesë që tregon se gjykimi ishte i njëanshëm apo se procedurat ishin të padrejta; parashtruesi i kërkesës nuk shpjegon pse dhe si janë shkelur të drejtat e tij, ai nuk e mbështet pretendimin prima facie mbi baza kushtetuese dhe nuk ka ofruar prova që tregojnë se të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës janë shkelur nga ana e gjykatave të rregullta, Prandaj, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit nuk janë vërtetuar dhe, si të tilla, duhet të refuzohen si qartazi të pabazuara, Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së paraqitur, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në seancën e 16 tetorit 2013, vendosi të refuzojë kërkesën si të papranueshme për shkak se faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e ndonjë të drejte kushtetuese
Tahir Bytyqi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale