Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 25 mars 2021, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën: 1. KI 144/19; 2. KI 92/19; 3. KI 220/19, KI 221/19, KI 223/19 dhe KI 234/19; 4. KI 57/20; 5. KI 82/20; 6. KI 89/20; 7. KI 92/20; 8. KI 105/20 dhe 9. KI 11/21. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
1. Lënda: KI 144/19
Parashtrues: Tomislav Filipović
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [GSK-KPA-A-276/15], të datës 13 shkurt 2019, në lidhje me vendimin e Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës në kuadër të Agjencisë Kosovare të Pronës [KPCC/D/A/267/2015], të datës 30 mars 2015. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
2. Lënda: KI 92/19
Parashtrues: „HUBO INTERNATIONAL N.V.“
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E. Rev. nr. 31/2018], të datës 28 janar 2019, me të cilin pala parashtruese pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore, të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
3. Lënda: KI220/19, KI221/19, KI223/19 dhe KI234/19
Parashtrues: Sadete Koca – Lila dhe të tjerët
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-13-0181-A0008], të datës 29 gusht 2019, për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Parashtruesit e kërkesës pretendonin se me këtë aktgjykim u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tyre, të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit 1 (Mbrojtja e Pronës) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1) (a) të Rregullores së punës:
VENDOS
I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;
II. TË KONSTATOJË se për kërkesat KI 220/19 dhe KI 223/19, ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
III. TË SHPALLË të pavlefshëm Aktgjykimin [AC-I-13-0181-A0008] e 29 gushtit 2019 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme;
IV. TË KTHEJË çështjen në rivendosje në Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, në përputhje me konstatimet e këtij Aktgjykimi;
V. TË URDHËROJË Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 66 (5) të Rregullores së punës, për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës deri më 14 qershor 2021;
VI. TË DEKLAROJË të papranueshme kërkesat me nr. KI 221/19 dhe KI 234/19 të dorëzuara nga parashtruesit Muhamet Domi dhe Fikrije Nuka;
4. Lënda: KI 57/20
Parashtrues: Dile (Palushi) Bala
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 413/19], të datës 6 shkurt 2020, në ndërlidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 4927/15], të datës 28 gusht 2019 dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë [C. nr. 327/12], të datës 16 shtator 2014. Parashtruesja nuk ia ka bashkangjitur asnjërin nga këto vendime kërkesës së parashtruar. Me vendimet e kontestuara, parashtruesja e kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2)(h) e 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.
5. Lënda: KI 82/20
Parashtrues: Jakup Mehmeti
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-16-0144-A0001], për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 21 shkurt 2020. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës], paragrafët 1, 2, 3 dhe 4, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 [Mbrojtja e Pronës] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
6. Lënda: KI 89/20
Parashtrues: Skender Bislimi
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml. nr. 351/2019], të datës 26 dhjetor 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet: 3 [Barazia para Ligjit], 5 [Gjuhët], 24 [Barazia para Ligjit], 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(c) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
7. Lënda: KI 92/20
Parashtrues: Milomirka Tamburić
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të ndonjë autoriteti publik. Në kërkesë, parashtruesja pretendonte se i janë shkelur të drejtat e saj nga disa individë dhe autoritete publike të Republikës së Kosovës, ndonëse pa specifikuar saktë se me cilat akte i janë shkelur dhe cilat të drejta.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2)(h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.
8. Lënda: KI 105/20
Parashtrues: Shani Rexhepi
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml.nr. 115/2020], të datës 20 maj 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij, të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E Drejta për një Proces të Rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesat Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
9. Lënda: KI 11/21
Parashtrues: Sami Nuhaj
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML. nr. 325/2020], të datës 16 dhjetor 2020, me të cilin është refuzuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë së parashtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [PA1. nr. 129/2020], të datës 14 korrik 2020 dhe aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj [P. nr. 298/2019], të datës 30 dhjetor 2020. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale] të Kushtetutës së Republikës të Kosovës, si dhe me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 7 (Nuk ka dënim pa ligj) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu kërkoi vendosjen e masës së përkohshme, me të cilën do të pezullohej ekzekutimi i aktgjykimit përfundimtar të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML. nr. 325/2020], të datës 16 dhjetor 2020.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] 39 dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 27.1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe merregullat 39 (2) dhe 57 (1) të Rregullores së punës:
VENDOS
I. TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;
II. TË REFUZOJË kërkesën për mbajtje të seancës dëgjimore;
III. TË REFUZOJË kërkesën për masë të përkohshme;