Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e parashtruar me 7 korrik 2013, kërkon ” vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të kontestuar me të cilin pretendohet se parashtruesit të kërkesës i është cenuar e drejta për gjykim të drejtë, e garantuar me nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) si dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (në tekstin e mëtejmë: Konventa Evropiane)”, Gjykata konstaton që parashtruesi nuk e ka mbështetur pretendimin në baza kushtetuese, si dhe nuk ka provuar që të drejtat dhe liritë e tij themelore janë cenuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme
Veton Berisha
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile