Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Ferizaj, C. nr. 6/2008, të 5 nëntorit 2012; ktvendimit të Gjykatës Komunale në Ferizaj, C. nr. 364/2009, të 19 dhjetorit 2012; dhe Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, C. nr. 534/10, të 15 marsit 2013
Nr. të lëndës KI 58/13
Parashtruesit: Sadik Bislimi
Parashtruesi, në përgjithësi, ankohej kundër vendimeve të gjykatave të instancës së parë, ku objekti i kontestimit në të tri rastet e prezantuara nuk ishte i njëjti, Parashtruesi pretendonte se gjykatat e rregullta, me vendimet e tyre, ia kishin shkelur atij të drejtat kushtetuese të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës, Parashtruesi, ndër të tjera, kërkonte nga Gjykata, kompensimin e dëmeve të shkaktuara në amvisëri (pajisjeve shtëpiake) nga ana e KEK-ut për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike; largimin e pengesave në posedimin e pronës së tij, e cila pengohej nga rrjeti elektrik i KEK-ut dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga ndërprerja e pensionit, Në këtë rast, Gjykata gjeti se, parashtruesi ka pasur mundësi që shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese, për njëanshmëri gjyqësore, të ngritura në Gjykatën Kushtetuese, t’i paraqiste në gjykatat e instancës më të lartë, siç është Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, Për arsyet e cekura më lart, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbushte kriteret e pranueshmërisë, të kërkuara me nenin 113,7 të Kushtetutës, me nenin 47,2 të Ligjit dhe me rregullin 36 (1) a) të Rregullores, prandaj në pajtim me nenin 46 [Lejueshmëria] të Ligjit, kërkesa ishte deklaruar e papranueshme
Sadik Bislimi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile