Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KEK ), nr. 192, të 19 nëntorit 2007

Nr. të lëndës KI 64/13

Parashtruesit: Fane Bytyqi

Shkarko:

Parashtruesja e dorëzoi kërkesën në bazë të nenit 113,7 dhe 21,4 të Kushtetutës, neneve 20, 22,7 dhe 22,8 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr, 03/L-121, të 15 janarit 2009, Parashtruesja e kërkesës, më 25 prill 2013, e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me ç’rast kërkoi nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të KEK-ut, Parashtruesja e kërkesës pretendon se vendimi i kontestuar i shkel të drejtat e saj elementare të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Me Vendimin e Kryetarit, nr, GJR, 64/13, të 29 prillit 2013, u caktua gjyqtari Ivan Čukalović si Gjyqtar raportues, Të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, nr, KSH, KI64/13, u caktua Kolegji shqyrtues, i përbërë nga gjyqtarët: Snezhana Botusharova (kryesuese), Kadri Kryeziu dhe Arta Rama Hajrizi, Gjatë shqyrtimit të rastit, Gjykata konstatoi se parashtruesja e kërkesës e tërhoqi padinë në Gjykatën Supreme dhe në këtë mënyrë nuk arriti të ndërmarre hapa proceduralë në procedurën e rregullt gjyqësore që është e rregulluar me ligj, Është e mundshme që rasti të shpallet si i papranueshëm, sepse një veprim i tillë nënkuptohet si heqje dorë nga e drejta në procedurë të mëtejshme dhe si mohim i shkeljes, Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se parashtruesja e kërkesës nuk i ka shteruar mjetet juridike siç përcaktohet me nenin 113,7 të Kushtetutës, Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së paraqitur, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në seancën e mbajtur më 12 shtator 2013, e shpalli kërkesën si të papranueshme

Parashtruesit:

Fane Bytyqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative