Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 164/2009, të 11 dhjetorit 2012

Nr. të lëndës KI 50/13

Parashtruesit: Aziz Mazreku, Zekë Mazreku dhe Hajriz Mazreku

Shkarko:

Kërkesa bazohet në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 56 (2) të Rregullores së punës, Parashtruesit, ndër të tjera, pohuan se vendimi i Gjykatës Supreme karakterizohet me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale dhe si i tillë cenon të drejtën e tyre në pronë, Gjykata theksoi se nuk është gjykatë e gjetjes së fakteve dhe se vërtetimi i drejtë dhe i plotë i gjendjes faktike është juridiksion i gjykatave të rregullta, Më tutje, Gjykata po ashtu theksoi se fakti që parashtruesit nuk pajtohen me rezultatin e rastit, nuk mund t’u shërbejë atyre si e drejtë për të ngritur kërkesë që argumenton shkeljen e të drejtave kushtetuese, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 36 (1) c ) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve si të papranueshme

Parashtruesit:

Aziz Mazreku, Zekë Mazreku dhe Hajriz Mazreku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile