Kërkesa bazohet në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 20, 22,7 dhe 22,8 të Ligjit dhe rregullin 56 (2) të Rregullores së punës, Parashtruesi, ndër të tjera, kërkoi nga Gjykata që të rivlerësojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës përkitazi me një kontest pune ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe punonjësit të saj, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës kishte përfaqësuar Qeverinë e Kosovës në procedurë gjyqësore porse vet ai nuk kishte pasur interes të drejtpërdrejtë në atë kontest, Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës ishte person i paautorizuar, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,1 të Kushtetutës, Nenin 47 të Ligjit dhe rregullin 36 (3) c ) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit të papranueshme
Shefqet Hasimi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar
Civile