Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 11 nëntor 2020

11.11.2020

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 11 nëntor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 202/19; 2. KI 211/19; 3. KI 232/19; 4. KI 03/20; 5. KI 11/20; 6. KI 32/20; 7. KI 77/20; 8. KI 78/20, KI 79/20 dhe KI 80/20; 9. KI 100/20; 10. KI 107/20; 11. KI 117/20; 12. KI 126/20; 13. KI 127/20 dhe 14. KI 137/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Nr. i lëndës: KI 202/19
Parashtrues: Demir Krasniqi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 263/2019], të datës 26 shtator 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte t’i jenë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 [Mbrojtja e pronës] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b), 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

2. Nr. i lëndës: KI 211/19
Parashtrues: Hashim Gashi dhe Selajdin Isufi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës [Nr.11/111], të datës 19 korrik 2019, lidhur me vendimet e Qeverisë: [Nr.5/76], të datës 21 nëntor 2018 dhe [Nr. 5/55], të datës 6 korrik 2018. Parashtruesit e kërkesës pretendonin se me këto vendime u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tyre, të garantuara me nenet: 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe 159 [Pronat dhe Ndërmarrjet në Pronësi Shoqërore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Neni 159 i Kushtetutës, përkitazi me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës, është shfuqizuar me amendamentin 20 të Kushtetutës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] e 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20, 21, 27 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pajtim me rregullat 35 (5), 39 (1)(a), 39 (1) (b) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

3. Nr. i lëndës: KI 232/19
Parashtrues: Xhemajl Bajraktari

Objekt i çështjes së kërkesës ishte interpretimi i nenit 35, pika 8 dhe 9, të Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë dhe Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Në kërkesën e tij, parashtruesi nuk kontestoi ndonjë vendim konkret të ndonjë autoriteti publik, në kuptim të paragrafit 7 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(a) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

4. Nr. i lëndës: KI 03/20
Parashtrues: Lorenc Kolgjeraj

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 5107/18], të datës 8 mars 2019, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit], nenin 9 [Trashëgimia Kulturore dhe Fetare], nenin 24 [Barazia Para Ligjit], nenin 27 [Ndalimi i Torturës, Trajtimit Mizor, Çnjerëzor ose Poshtërues], nenin 28 [Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar] dhe nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 35 [Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.6 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) e 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

5. Nr. i lëndës: KI 11/20
Parashtrues: Fllanza Pozhegu

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [AC-I-13-0181-A0008], të datës 29 gusht 2019 dhe aktvendimit korrigjues të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 10 tetor 2019. Në kërkesën e saj, parashtruesja pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet: 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e Pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b), 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

6. Nr. i lëndës: KI 32/20
Parashtrues: Xhevat Meha

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-17-0417 -A0001-A0002], të datës 10 tetor 2019, në lidhje me aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [C-III-C-17-0076], të datës 8 qershor 2017. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] dhe në paragrafin 4 të nenit 21 (Parimet e Përgjithshme) të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim nenin 21.4 dhe paragrafët 1 e 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

7. Nr. i lëndës: KI 77/20
Parashtrues: Kujtim Zarari

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [PA1.nr.1547/2019], të datës 2 mars 2020, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale], të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (3) (b) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

8. Nr. i lëndës: KI 78/20, KI 79/20 dhe KI80/20
Parashtrues: Hilmi Aliu dhe të tjerët

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik. Në kërkesën e tij, parashtruesi nuk ka qartësuar saktësisht se, cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës pretendon se i janë cenuar nëpërmjet ndonjë akti të një autoriteti publik.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) e 35 (Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 22, 47 e 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) e 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

9. Nr. i lëndës: KI 100/20
Parashtrues: Skënder Hana

Kërkesa nuk ka objekt të çështjes sepse parashtruesi i kërkesës nuk kontestoi kushtetutshmërinë e ndonjë akti të ndonjë autoriteti publik në Republikën e Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 22.4 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2)(h), 35 (5) e 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

10. Nr. i lëndës: KI 107/20
Parashtrues: Ismail Guri

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.nr.52/2018], të datës 17 maj 2018, me të cilin parashtruesi pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Parashtruesi i kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se, cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë i janë cenuar me aktvendimin e kontestuar.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(c) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

11. Nr. i lëndës: KI 117/20
Parashtrues: Isuf Musliu

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së mungesës së vendimeve gjyqësore lidhur me kërkesën për kompensim material dhe kthim në punë në Universitetin e Prishtinës. Në kërkesën e tij, parashtruesi nuk kontestoi ndonjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik dhe nuk ka qartësuar saktësisht se, cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës pretendon se i janë cenuar.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

12. Nr. i lëndës: KI 126/20
Parashtrues: Ganimete Zeka

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik. Në kërkesën e dorëzuar, parashtruesja nuk ka qartësuar saktësisht se, cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës pretendon t’i jenë cenuar nëpërmjet ndonjë akti të një autoriteti publik.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 22.4, 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2)(h), 35 (5) e 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

13. Nr. i lëndës: KI 127/20
Parashtrues: Kadri Berisha

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [ASC-11-01015], të datës 21 nëntor 2012. Kërkesa është parashtruar nga Kadri Berisha nga Prishtina, i cili pretendon të jetë përfaqësues i personit D.P. nga Bërnica e ulët në Prishtinë. Në kërkesën e parashtruar nga përfaqësuesi i pretenduar, pretendohej se personit D.P. i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 21, 22.4 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) e 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

14. Nr. i lëndës: KI 137/20
Parashtrues: Ali Latifi, si përfaqësues i pretenduar i M.S.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML.nr.251/2020], të datës 14 shtator 2020, me të cilin përfaqësuesi i pretenduar i personit M.S, i cili nuk ka dëshmuar se e ka autorizimin për ta parashtruar këtë kërkesë, pretendonte se M.S. i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 36 [E Drejta e Privatësisë], 37 [E Drejta e Martesës dhe Familjes], 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë], 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore], 57 [Parimet e Përgjithshme] dhe 59 [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe të drejtat e garantuara nga “Konventa ndërkombëtare e punës”.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 21, 22.4 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2)(c) e (h), 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.