Parashtruesi pretendon se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, me të cilin refuzohej kërkesa e tij për mbrojtje të ligjshmërisë kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë i ka shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë, gjegjësisht nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 36,2 [E Drejta e Privatësisë] të Kushtetutës, dhe nenin 6,1 të Konventës Evropiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ), Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata Kushtetuese të vendosë masës së përkohshme, gjegjësisht pezullimin e ekzekutimit të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë deri më 31 dhjetor 2012, me të cilin Aktgjykim parashtruesi dënohej me burgim prej 6 (gjashtë) muajsh, Gjykata konstatoi që pretendimet për shkelje të të drejtave të tij kushtetuese për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm (neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së) dhe E Drejta e Privatësisë (neni 36,2 i Kushtetutës dhe neni 8 i KEDNJ-së), sepse sipas parashtruesit aktgjykimet e ankimuara ishin mbështetur në prova të papranueshme, janë të pabazuara dhe të paargumentuara dhe prandaj qartazi të pabazuara, Gjykata po ashtu vendosi që kërkesa për masë të përkohshme është e papranueshme dhe prandaj nuk ka rast prima facie për qëllim të vendosjes së masës së përkohshme, dhe për këtë arsye kërkesa për masë të përkohshme është qartazi e pabazuar
Daut Çejku
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale