KI215/19: Parashtrues Fekë Kuçi, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit AA. nr. 524/2018 të 10 prillit 2019
KI 215/19, aktvendim për papranueshmëri i 15 korrikut 2020, publikuar më 10 gusht 2020
Fjalët kyç: kërkesë individuale, kontest pronësor, procedurë disiplinore, e parakohshme, jashtë afatit kohor
Parashtruesi i kërkesës e parashtroi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese sepse ai konsideron se me vendimet e kontestuara janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 24 dhe 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, si dhe nenin 10 të DUDNJ-së.
Në të vërtetë, në rastin e parashtruesit të kërkesës janë zhvilluar dy procedura, përkatësisht (i) Procedura në lidhje me ndarjen e pasurisë pas vdekjes së babait të parashtruesit të kërkesës dhe (ii) Procedura disiplinore në Policinë e Kosovës dhe kontesti administrativ në lidhje me këtë të fundit.
Sa i përket procedurës së parë gjyqësore në lidhje me ndarjen e pasurisë pas vdekjes së babait të parashtruesit të kërkesës, Gjykata pasi shqyrtoi dokumentet e dorëzuara dhe në bazë të pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, konstaton se këto procedura janë ende në pritje, bazuar në ankesat e parashtruesit të kërkesës dhe trashëgimtarëve të tjerë të pronës së kontestuar. Sipas parashtruesit të kërkesës, kjo procedurë u kthye në Gjykatën Themelore në Pejë-Dega në Istog për rigjykim.
Prandaj, në lidhje me procedurën e parë përkitazi me ndarjen e trashëgimisë, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj, dhe prandaj kërkesa është e papranueshme, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47.2 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (b) të Rregullores së punës.
Në lidhje me procedurën e dytë gjyqësore, për të qenë në gjendje të verifikojë nëse kërkesa është parashtruar brenda afatit ligjor, Gjykata merr parasysh “vendimin e fundit” me të cilin ishte vendosur në lidhje me rastin e parashtruesit të kërkesës. Gjykata konsideron se Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit AA. nr. 524/18 i 10 prillit 2019, është vendimi i fundit në lidhje me kërkesën e parashtruesit, ndërsa parashtruesi i kërkesës e pranoi këtë Aktgjykim më 3 maj 2019.
Sa i përket pretendimit të parashtruesit të kërkesës se njoftimi i Zyrës së Prokurorit të Shtetit, më 21 maj 2019, aplikuar më 25 maj 2019 ishte vendimi i fundit për sa i përket mjetit efektiv juridik, Gjykata vëren se fakti që parashtruesi i kërkesës mori një njoftim nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në datën e përmendur, por sipas këtij njoftimi, Kryeprokurori i Shtetit nuk inicioi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në lidhje me kërkesën e parashtruesit, me arsyetimin që: “ai nuk gjeti asnjë nga arsyet ligjore për inicimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë”.
Bazuar në sa më sipër, rrjedh se kërkesa nuk është parashtruar brenda afatit ligjor të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.
Për arsyet e lartpërmendura, Gjykata konkludon që kërkesa e parashtruesit nuk i plotëson kushtet procedurale të pranueshmërisë, pasi është e parakohshme.
Fekë Kuçi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile