Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 22 korrik 2020

22.07.2020

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 22 korrik 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 56/18; 2. KI 35/20; 3. KI 47/19; 4. KI 69/19; 5. KI 185/19; 6. KI 19/20; 7. KI 20/20, KI 21/20, KI 22/20 dhe KI 23/20; 8. KI 27/20; 9. KI 37/20; 10. KI 64/20 dhe 11. KI 76/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktgjykim
Lënda: KI 56/18
Parashtrues: Ahmet Frangu

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [ARJ.UZVP.nr.67/2017], të datës 22 dhjetor 2017, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [AA.nr.333/2017], të datës 20 tetorit 2017 dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [A.nr. 1185/2014], të datës 5 qershor 2017. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Supreme i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet: 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet 113.7 dhe 116.1 të Kushtetutës, me nenet 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 59 (1), 64 (2) dhe 66 të Rregullores së punës, me shumicë votash,

VENDOS

I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje të nenit 36 [E Drejta e Privatësisë] të Kushtetutës në lidhje me nenin 8 (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut;

III. TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje të nenit 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 (E Drejta për Zgjidhje Efektive) të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut;

IV. TË SHPALLË të pavlefshëm vendimet, si vijon:
a) Aktgjykimin e Gjykatës Supreme [ARJ.UZVP.nr. 67/2017] të 22 dhjetorit 2017;
b) Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit [AA.nr.333/2017] të 20 tetorit 2017;
c) Aktgjykimin e Gjykatës Themelore [A.nr.1185/2014] të 5 qershorit 2017;
ç) Vendimet e Agjencisë së Regjistrimit Civil [Nr.30/2014] të 24 qershorit 2014 dhe [Nr.86/013] të 18 nëntorit 2013; dhe
d) Vendimin e Sektorit të Gjendjes Civile të Komunës së Prishtinës [Nr. 01-203-194645] të 16 tetorit 2013;

V. TË URDHËROJË Agjencinë e Regjistrimit Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sektorin e Gjendjes Civile të Komunës së Prishtinës që deri më 30 tetor 2020, t’a regjistrojë vdekjen e I.F. në Regjistrin Themeltar të të Vdekurve;

VI. TË URDHËROJË Agjencinë e Regjistrimit Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sektorin e Gjendjes Civile të Komunës së Prishtinës që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 66 (4) të Rregullores së punës, për masat e ndërmarra për ta zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës;

VII. TË MBETET fuqimisht e angazhuar në këtë çështje, në pritje të pajtimit me këtë urdhër;

2. Aktvendim
Lënda: KI 35/20
Parashtrues: Ðeljalj Kazagić

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pzd. nr. 133/2019], të datës 18 nëntor 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 21 [Parimet e Përgjithshme], 24.1 [Barazia para Ligjit], 31.2 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 33.4 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Raste Penale], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 55.5 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2), 39 (3)(b) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

3. Aktvendim
Lënda: KI 47/19
Parashtrues: Bislim Kosumi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.nr.5/2019], të datës 7 shkurt 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 2584/14], të datës 17 tetor 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit], nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

4. Aktvendim
Lënda: KI 69/19
Parashtrues: Nazim Kolukaj

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 360/2018], të datës 26 nëntor 2018, me të cilin ishte refuzuar kërkesa e parashtruesit për revizion e paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [AC. nr. 2289/2017], të datës 23 prill 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktvendim i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 5.3 dhe 5.4 (E drejta për liri dhe siguri) dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me nenin 14.1 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu prerendonte se me aktvendimet e kontestuara, është shkelur edhe neni 182.2, pika (n), e Ligjit për Procedurën Kontestimore.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

5. Aktvendim
Lënda: KI 185/19
Parashtrues: Abdylhadi Petlla

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [AC-I-17-0034], të datës 27 qershor 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me këtë aktvendim i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113. 7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

6. Aktvendim
Lënda: KI 19/20
Parashtrues: Lutfi Shantir

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren [CP. nr. 2739/2014], të datës 27 janar 2020, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] dhe nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(b) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

7. Aktvendim
Lënda: KI 20/20, KI 21/20, KI 22/20 dhe KI 23/20
Parashtrues: Hazir Hakolli dhe 3 të tjerë

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së 4 aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, të nxjerra ndërmjet 4 shtatorit 2019 dhe 18 janarit 2020, me të cilat parashtruesit e kërkesave pretendonin se u janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenin 21 [Parimet e Përgjithshme], paragrafin 2 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me nenin 15 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

8. Aktgjykim
Lënda: KI 27/20
Parashtrues: Lëvizja Vetëvendosje!

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [A.A-U.ZH.nr.16.2019], të datës 10 tetor 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte shkeljen e të drejtave të garantuara me nenet: 7 [Vlerat], 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit] dhe 40 [Liria e Shprehjes] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, me nenet 10 [Liria e Shprehjes] dhe 14 [Ndalimi i Diskriminimit] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me nenin 7 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 46 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullin 59 (1) të Rregullores së punës,

VENDOS

I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË, me shumicë votash, se nuk ka pasur shkelje të neneve 7 [Vlerat], 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit], dhe 40 [Liria e Shprehjes] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, neneve 10 [Liria e Shprehjes] dhe 14 [Ndalimi i Diskriminimit] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nenit 7 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut;

9. Aktvendim
Lënda: KI 37/20
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr.297/2019], të datës 18 nëntor 2019, me të cilin pala parashtruese pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet: 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

10. Aktvendim
Lënda: KI 64/20
Parashtrues: Asllan Meka

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 2/2020], të datës 19 shkurt 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat etij të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, me nenin 1 [E drejta e Pronës] të Protokollit Nr.1, si dhe me nenet 6 [E Drejta për një Proces të Rregullt] dhe 13 [E drejta për ankim efektiv] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesat Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 59 [Llojet e vendimeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

11. Aktvendim
Lënda: KI 76/20
Parashtrues: Kujtim Zarari

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së vendimit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë [AD.nr.01/2020], të datës 5 shkurt 2020 dhe Njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit [AD.nr. 03/2020], të datës 25 shkurt 2020. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me këto vendime i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale], të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.