KI163/19, Parashtrues i kërkesës: Hamid Kryeziu, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit A.A. nr. 555/2018 të 8 majit 2019
KI163/19, aktvendim për papranueshmëri i 10 qershorit 2020, publikuar më 16 korrik 2020
Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës së Apelit, qartazi i pabazuar
Administrata Tatimore e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: ATK) obligoi parashtruesin e kërkesës që ta paguajë gjobën për mospagim të obligimeve tatimore për të hyrat e realizuara për periudhën prej prillit 2005 deri në qershor 2010.
Parashtruesi më pas inicioi procedurë administrative dhe më pas konflikt administrativ kundër vendimit për dënim të ATK-së. Në të dy rastet, ankesat e tij u refuzuan si të pabazuara dhe u vërtetua vendimi për dënim.
Parashtruesi i kërkesës pretendon se si organet administrative ashtu edhe gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë, përkatësisht nenet 21, 24, 31, 49 dhe 54.
Gjykata konstatoi se argumentet e ngritura në kërkesë nga parashtruesi nuk arsyetojnë në asnjë mënyrë shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese në të cilat thirret parashtruesi i kërkesës dhe ai nuk ka mbështetur pretendimet për shkelje të të drejtave të mbrojtura me Kushtetutë, prandaj, Gjykata konkludoi që pretendimet e parashtruesit të kërkesës, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese dhe, prandaj, kërkesa duhet të deklarohet e papranueshme.
Hamid Kryeziu
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Administrative