Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë Ac.nr.69/2012, të 12 prillit 2012

Nr. të lëndës KI 52/13

Parashtruesit: Halil Studenica

Kërkesa është e bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr, 03/L-121, të 15 janarit 2009, dhe në rregullin 56 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese, Parashtruesi i kërkesës, më 8 prill 2013, e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me ç’rast kërkoi nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës së Qarkut, Parashtruesi, në kërkesë, pretendon se parimet e barazisë para ligjit (neni 3 i Kushtetutës), dhe të paanshmërisë së gjykatës (neni 31 i Kushtetutës) janë shkelur me vërtetimin e gabuar të fakteve, posaçërisht nga gjyqtarët e trupit gjykues të shkallës së dytë, Me Vendimin e Kryetarit, nr, GJR, KI 52/13, të 16 prillit 2013, u caktua gjyqtari Almiro Rodrigues si Gjyqtar raportues, Të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, nr, KSH, KI 52/13, u caktua Kolegji shqyrtues i përbërë nga gjyqtarët: Altay Suroy (kryesues), Kadri Kryeziu dhe Arta Rama Hajrizi, Gjykata, gjatë shqyrtimit të rastit, konstatoi se kërkesa është dorëzuar jashtë afatit kohor prej katër muajsh, të parashikuar me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së paraqitur, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk e ka dorëzuar kërkesën në mënyrë ligjore, sepse ajo është dorëzuar jashtë afatit kohor dhe kërkesa është e papranueshme

Parashtruesit:

Halil Studenica

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile