Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme  Rev. nr. 387/2018 të 5 dhjetorit 2018

Nr. të lëndës KI 31/19

Parashtruesit: Shpresa Ferati-Duraku

Shkarko:

KI31/19, parashtruese: Shpresa Ferati – Duraku, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme  Rev. nr. 387/2018 të 5 dhjetorit 2018

KI31/19, Aktvendim për papranueshmëri i 15 janarit 2020, publikuar më 18 maj 2020 

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kontest pune, aktvendim për papranueshmëri

Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar, me të cilin pretendohet se parashtrueses së kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me  nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 paragrafi 1 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 49 paragrafi 1 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe të drejtat dhe liritë e garantuara  me nenin 6 paragrafi 1 (E drejta për një proces të rregullt), nenin 13 paragrafi 1 (E drejta për zgjidhje efektive), nenin 17 paragrafi 1 (Ndalimi i shpërdorimit të të drejtave), si dhe nenin 1 (Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit) paragrafi 2 të Protokollit Shtesë Nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Parashtruesja e kërkesës shkeljet e pretenduara i solli në lidhje me konkursin për vendin e punës në të cilin ajo kishte marrë pjesë dhe ishte zgjedhur si kandidatja më e mirë, por komisioni e kishte anuluar atë konkurs.

Lidhur me këtë, Gjykata konstatoi se parashtruesja e kërkesës kishte dy grupe të pretendimeve. Në grupin e parë përfshihen pretendimet në lidhje me procedurën që ajo zhvilloi në administratën komunale në Mitrovicë, ndërsa në grupin e dytë përfshihen pretendimet në lidhje me procedurën gjyqësore që ajo zhvilloi në gjykatat e rregullta.

Pas shqyrtimit the pretendimeve të parashtrueses së kërkesës, shkresave të lëndës si dhe arsyetimeve të vendimeve të kontestuara, Gjykata konkludoi se nuk ka  asgjë ë në rastin konkret do të tregonte se dispozitat materiale-juridike në këtë rast ishin zbatuar në mënyrë arbitrare ose të padrejtë në dëm të parashtrueses së kërkesës. Gjykata gjithashtu konsideron se parashtruesja e kërkesës nuk ofron fakte që do të mund ta justifikonin pretendimin se ka shkelje të të drejtave kushtetuese në të cilat ajo thirret, prandaj nuk ka elemente që tregojnë prima facie se është e mundur shkelja e të drejtave kushtetuese nga neni 31 i Kushtetutës në lidhje me nenin 6 paragrafi 1 të KEDNJ-së, që do të kërkonte shqyrtim meritor, dhe me këtë nuk ka pasur shkelje as të drejtave dhe lirive tjera, të cilat ajo i ka përmendur në kërkesën e saj.

Në lidhje me këtë, Gjykata e deklaroi kërkesën e parashtrueses të papranueshme në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Shpresa Ferati-Duraku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri