Parashtruesi i kërkesës parashtroi parashtresë në bazë të nenit 113,7 të Kushtetutës, neneve 20, 22,7 dhe 22,8 të Ligjit nr, 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, datë 15 janar 2009, Më 4 mars 2013, parashtruesi i ka parashtruar kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me të cilën ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Parashtruesi i kërkesës pretendon se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme janë shkelur nenet e Kushtetutës së Kosovës: neni 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale], neni 1 [Përkufizimi i Shtetit], neni 21 [Parimet e Përgjithshme], neni 21,22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], neni 23 [Dinjiteti i Njeriut], neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], neni 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave], si dhe nenet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si vijon: neni 1 [Obligimi për të Respektuar të Drejtat e Njeriut], Neni 6 [E Drejta për Gjykim të Drejtë] dhe neni 13 [E Drejta për Mjet Juridik Efikas], Me Vendimin e Kryetarit (nr, KI 26/13, të 22 marsit 2013), gjyqtari Ivan Čukalović u emërua Gjyqtar raportues, Në të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, nr, KSH 26/13, u emërua Kolegji shqyrtues i përbërë nga gjyqtarët: Altay Suroy (gjyqtar kryesues), Snezhana Botusharova dhe Arta Rama Hajrizi, Gjatë shqyrtimit të rastit, Gjykata konstatoi se parashtruesja e kërkesës nuk i ka mbështetur mjaftueshëm me prova pretendimet e saj përkitazi me shkeljet kushtetuese të të drejtave të saj nga ana e Gjykatës Supreme, Përveç kësaj, Gjykata vëren se aktgjykimet dhe vendimet e Gjykatës Komunale, Gjykatës së Qarkut dhe asaj Supreme janë të arsyetuara dhe të argumentuara mirë dhe nuk tregojnë kurrfarë arbitrariteti, Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së parashtruar, Gjykata Kushtetuese, në seancën e 17 qershorit 2013, përfundoi se kërkesa është e pabazuar, meqenëse faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkelje të ndonjë të drejte kushtetuese
Vahide Bajrami
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile