Parashtruesit paraqitën kërkesën bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prizren i ka shkelur të drejtat e tyre procedurale dhe materiale siç garantohen me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, pasi që sipas parashtruesve, Gjykata e Qarkut në Prizren nuk e kishte trajtuar ankesën e tyre në mënyrë të duhur, por vetëm kishte dhënë një vlerësim të përgjithshëm pa një arsyetim real dhe të bazuar, pa përmbajtje logjike për refuzimin e ankesës së paditësve dhe aprovimin e aktgjykimit të shkallës së parë, Gjykata konkludoi se parashtruesit, në kërkesën e tyre, nuk e kanë mbështetur me prova në asnjë mënyrë pse konsiderojnë se mjetet juridike të përmendura në Ligjin Nr, 03/L-006 për procedurën kontestimore, nuk do të ishin në dispozicion, dhe nëse do të ishin, nuk do të ishin efektive dhe prandaj nuk kanë nevojë të shterohen dhe se pretendimi abstrakt që mjetet juridike janë joefektive, nuk përmbush kriterin për shterimin e mjeteve juridike, Prandaj, Gjykata e shpalli kërkesën të papranueshme për shkak të mosshterimit së mjeteve juridike
Ata Ibishi dhe të tjerët
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile