Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 11 mars 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 75/19; 2. KI 42/18; 3. KI 107/19; 4. KI 83/19; 5. KI 131/19; 6. KI 115/19; 7. KI 148/18 dhe 8. KI 125/19. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
1. Aktvendim
Lënda: KI 75/19
Parashtrues: Naim Prokshi
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml.nr.4/2019], të datës 4 shkurt 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [PA1.nr.345/2018], të datës 26 tetor 2018, dhe aktgjykimin e Degës në Skenderaj të Gjykatës Themelore në Mitrovicë [P.nr.125/2017], të datës 25 janar 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet 23 [Dinjiteti i njeriut], 24 [Barazia para ligjit] dhe 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20, 47 e 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 39 (3)(b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
2. Aktvendim
Lënda: KI 42/18
Parashtrues: Asija Muslija
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Njoftimit [KMLC nr. 09/2018] të Prokurorit të Shtetit, të datës 2 mars 2018, dhe aktvendimit [AC. nr. 3538/2017] të Gjykatës së Apelit të Kosovës, të datës 8 dhjetor 2017, me të cilat parashtruesi pretendonte t’i jenë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 5 [Gjuhët], 24 [Barazia para ligjit] dhe 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20, 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(d), 39 (2) dhe 39 (3)(b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
3. Aktvendim
Lënda: KI 107/19
Parashtrues: Gafurr Bytyqi
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit [AC-I-19-0065] të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 6 qershor 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktvendim janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet: 10 [Ekonomia], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 32 [E drejta për mjete juridike], 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu kërkoi që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme, duke “ndaluar shitjen e Njësisë nr. 37: Marketing Export Lokali Lipjan/Shitja e aseteve në valën 42”.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20, 27 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2), 57 dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme dhe të deklarojë kërkesën të papranueshme.
4. Aktvendim
Lënda: KI 83/19
Parashtrues: Nikolaj Skljarenko
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [GSK-KPA-A-222/2015], të datës 20 shtator 2018, në lidhje me Vendimin [KPCC/D/R/231/2014], të datës 13 mars 2014, të Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës në kuadër të Agjencisë Kosovare të Pronës. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me: (i) nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ); (ii) nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të KENDJ-së; dhe (iii) me nenin 8 (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) dhe 14 (Ndalimi i diskriminimit) të KEDNJ-së.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
5. Aktvendim
Lënda: KI 131/19
Parashtrues: Sylë Hoxha
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [AML.nr.1/2019], të datës 16 prill 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [AA.nr.333/2018], të datës 31 tetor 2018 dhe me aktgjykimin e Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë [A.nr.1750/15], të datës 16 prill 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet: 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
6. Aktvendim
Lënda: KI 115/19
Parashtrues: Sadete Jusufi
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.nr.53/2019], të datës 20 mars 2019, me të cilin parashtruesja e kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 24 [Barazia para ligjit] e 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me nenet 32 [E drejta për mjete juridike] dhe 49 [E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit] të Kushtetutës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të neneve 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 39 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
7. Aktvendim
Lënda: KI 148/18
Parashtrues: ESBI Consultants Limited
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-18-0090], për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 31 maj 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
8. Aktvendim
Lënda: KI 125/19
Parashtrues: Ismajl Bajgora
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.nr.73/2019], të datës 19 mars 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr4134/14], të datës 27 nëntor 2018, dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [C.nr.2915/12], të datës 11 qershor 2014. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet: 21 [Parimet e përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], 23 [Dinjiteti i njeriut], 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 49 [E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.