Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 466/2009, të 7 qershorit 2012

Nr. të lëndës KI 109/12

Parashtruesit: Kumrije Maloku et al

Parashtruesit pretendojnë se Gjykata e Qarkut, në ankesën e dytë, dhe Gjykata Supreme, në revizion, i kishin shkelur të drejtat e tyre për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, siç garantohen me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6, para, 1, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Si pasojë e interpretimit të gjykatave, parashtruesit pohojnë se kolegji civil që gjykoi rastin e tyre nuk ishte as i pavarur e as i paanshëm, Parashtruesit thonë se ata kanë të drejtë kompensimi për vdekjen e anëtarit të familjes së tyre, Parashtruesit kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të bëjë një vlerësim të saktë të përgjegjësisë së Kompanisë Publike Komunale për Sport dhe Marketing dhe të eliminojë shkeljet e pretenduara të së drejtës materiale nga Gjykata e Qarkut dhe nga Gjykata Supreme, Parashtruesit kërkojnë që t’u njihet e drejta e kompensimit për vuajtjet e tyre shpirtërore, Gjykata konsideron se nuk ka prova që do të tregonin se gjykatave që e kanë shqyrtuar rastin u ka munguar paanshmëria apo që procedurat në ndonjë mënyrë kanë qenë të padrejta, Prandaj, Gjykata Kushtetuese gjen se pretendimet e parashtruesve të kërkesës nuk janë mbështetur me prova dhe se ato duhet të refuzohen si të pabazuara

Parashtruesit:

Kumrije Maloku et al

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile