Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-16-0238, të 10 janarit 2019

Nr. të lëndës KI 57/19

Parashtruesit: Slavica Mirić

Shkarko:

KI57/19, Parashtrues: Slavica Mirić, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-16-0238, të 10 janarit 2019

KI57/19, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 12 dhjetor 2019, i publikuar më 26 dhjetor 2019 

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë qartazi e pabazuar,

Parashtruesja e kërkesës, më 20 mars 2006, kishte parashtruar dy kërkesa në zyrën e BE-së në Beograd, ndaj NSH “Eximkos”, duke kërkuar që t’i paguhen disa paga. Autoriteti i Likuidimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kishte nxjerrë dy vendime me të cilin kishte refuzuar kërkesa e parashtrueses së kërkesës.

Parashtruesja e kërkesës ishte ankuar kundër vendimeve të Autoritetit të Likuidimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (DHPGJS), dhe kjo e fundit përmes Aktgjykimit C-IV-13-3739, refuzoi ankesën e parashtrueses së kërkesës si të pabazuar dhe vërtetoi vendimet e Autoritetit të Likuidimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, me arsyetimin se parashtruesja e kërkesës nuk i kishte parashtruar kërkesat në afatin e caktuar deri më 13 shtator 2007 sipas njoftimit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. Parashtruesja e kërkesës ishte ankuar dhe në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së, dhe ankesa e saj u konsiderua e tërhequr për shkak të mos-pagesës së taksës gjyqësore, edhe pse për një gjë të tillë ajo ishte njoftuar nga DHPGJS përmes një vërejtje për mos-pagesën e taksës gjyqësore.

Pretendimet e parashtrueses së kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese, në thelb ndërlidhen me çështjen e pagesës së taksës gjyqësore. Parashtruesja pretendoi pranë Gjykatës se ajo nuk do duhej ta paguante taksën gjyqësore sepse Udhëzimi Administrativ përkatës e përjashton atë.

Gjykata duke u mbështetur në praktikën e saj gjyqësore si dhe atë të GJEDNJ-së, konsideroi se çështja e taksës gjyqësore është arsyetuar nga Kolegji i Apelit dhe se asnjë fakt apo pretendim i paraqitur nga parashtruesja e kërkesës nuk tregon se procedurat në gjykatat e rregullta ishin të padrejta ose arbitrare, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë e bindur se thelbi i së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm ishte shkelur, apo se parashtrueses së kërkesës i janë mohuar garancitë procedurale, të përcaktuara në nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së.

Rrjedhimisht, kërkesa e parashtrueses së kërkesës u deklarua qartazi e pabazuar

Parashtruesit:

Slavica Mirić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar