Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev nr, 34/12, të 8 tetorit 2012, me të cilin ishte zgjidhur kontesti pronësoro-juridik, i krijuar me kërkesën për vërtetim të pronësisë mbi paluajtshmërinë kontestuese në mes të parashtruesit të kërkesës dhe personave të tretë, Parashtruesi i kërkesës konsideron se me këtë rast i janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese nga neni 3 (Barazia para Ligjit), neni 5 (Gjuhët) neni 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm), neni 54 (E Drejta për Mbrojtje Gjyqësore) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6 (Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut), për shkak të mosdorëzimit të aktgjykimit në gjuhën e tij amtare, me rastin e përpilimit të aktgjykimit, gjykata e ka përpiluar atë vetëm në gjuhën serbe, e jo edhe në gjuhën shqipe, dhe me këtë i ka shkaktuar vështirësi për ta kuptuar në mënyrë të plotë përmbajtjen e aktgjykimit, Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit Izahir Troni, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se gjykata e shkallës së parë i kishte udhëzuar palët se kanë të drejtë që në gjykim dhe gjatë gjithë procedurës, të shërbehen me gjuhën e tyre zyrtare, por palët janë deklaruar se e njohin gjuhën në të cilën udhëhiqet procedura dhe se nuk kanë nevojë për përkthim, gjë të cilën parashtruesi i kërkesës e ka paraqitur si bazë për parashtrimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, Prandaj, parashtruesi i kërkesës ka hequr dorë nga e drejta, së cilës i referohet se i është shkelur, ashtu që kërkesa e tij është qartazi e pabazuar, sepse faktet e paraqitura nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimin për shkeljen e ndonjë të drejte kushtetuese
Izahir Troni
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile