KI129/19, Parashtrues: Ramadan Koçinaj, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 78/2019, të 20 marsit 2019
KI129/19, Aktvendim për papranueshmëri, i 7 nëntorit 2019, publikuar më 3 dhjetor 2019
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kompensim dëmi, shkyçja nga rrjeti elektrik, kërkesë qartazi e pabazuar
Kontesti për të cilin parashtruesi ka paraqitur kërkesën në Gjykatë ka të bëjë më borxhin e faturuar nga Korporata Elektro-Energjetike e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KEK) për banesën që gjendet në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, me sipërfaqe 37 metër katrorë, të cilën parashtruesi i kërkesës, në vitin 2009, e kishte blerë nga A. P. dhe e cila në përiudha të ndryshme ishte shfyrtëzuar nga persona të ndryshëm. Parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur padi kundër KEK-ut në Gjykatën Themelore duke kërkuar kompensimin e dëmit material dhe jomaterial si rezultat i mosfurnizimit – shkyçjes së energjisë elektrike nga KEK-u dhe duke e mbajtur nën presion parashtruesin për borxhin që është shpenzuar nga personat e tjerë, para korrikut 2009, të vërtetuar me vendimin e Zyrës Rregullative për Energji. Këresat e tij ishin hedhur poshtë nga gjykatat e rregullta, të cilat kishin përfunduar me Aktgjykimin e Gjykata Supreme, Rev. nr. 78/2019, të 20 marsit 2019.
Parashtruesi i kërkesës pretendoi para Gjykatës se me vendimin e kontestuar, Gjykata Supreme ka bërë shkelje të të drejtave të tij të garantuara me nenet 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.
Lidhur me shkeljen e pretenduar të së drejtës së tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, parashtruesi pretendoi, mes tjerash, se gjykatat e rregullta nuk kanë trajtuar në mënyrë të drejtë pretendimet e tij pasi nuk kanë vlerësuar si duhet provat e paraqitura dhe dëshmitë e dëshmitarëve dhe ekspertit, lidhur me përgjegjësinë për dëmet që i janë shkaktuar parashtruesit nga kërkesa e paligjshme e KEK-ut që të paguaj borxhin e shfrytëzuesve të mëhershëm të banesës; mosfurnizimit apo shkyçjen e paligjshme nga rrjeti elektrik të banesës së parashtruesit për borxhin e shfrytëzuesve të mëhershëm të banesës. Pas shqyrtimi të pretedimeve lidhur me shkeljen e të drejtës për një gjykim të drejtë, Gjykata gjeti se arsyetimi i dhënë nga gjykatat e rregullta, kur i referohen pretendimeve të parashtruesit për shkelje të ligjit procedural dhe material, është i qartë dhe i mjaftueshëm dhe se procedurat në gjykatat e rregullta nuk kanë qenë të padrejta apo arbitrare.
Ndërsa lidhur me pretendimin e parashtruesit për shkelje të nentit 23 [Dinjiteti i Njeriut] dhe 24 [Barazia para Ligjit], Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës nuk kishte paraqitur ndonjë dëshmi prima facie dhe as nuk i kishte mbështetur pretendimet e tij se këto të drejta i ishin shkelur nga gjykatat e rregullta. Rrjedhimisht, Gjykata vendosi se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe duhet të deklarohet e papranueshme.
Ramadan Koçinaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile