Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për Parkun Kombëtar „Bjeshkët e Nemuna“, të publikuar më 21 janar 2013 në Gazetën Zyrtare

Nr. të lëndës KI 03/13, KO 28/13

Parashtruesit: Demë Dashi dhe të tjerët dhe Ali Lajç

Kërkesa e parashtruesit të parë është bazuar në nenin 113,7 dhe 21,4 të Kushtetutës; në nenet 20, 22,7 dhe 22,8 të Ligjit nr, 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, të 15 janarit 2009 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), dhe rregullin 56 (2) të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetues (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës), Kërkesa e parashtruesit të dytë është bazuar në nenin 113,4, të Kushtetutës, Parashtruesit paraqitën kërkesat në Gjykatën Kushtetuese, më 10 janar 2013 dhe më 5 mars 2013, Parashtruesit e parë pretendojnë se Ligji është “kundër të drejtave themelore të njeriut, sepse nuk e respekton të drejtën e pronës”, Parashtruesi i dytë thekson se Ligji “zvogëlon dhe shkel pronën e Komunës, shkel interesat e saj (zvogëlon të ardhurat), Me Vendimin e Kryetarit, nr, GJR, KI 03/13, të 30 janarit 2013, u caktua gjyqtari Almiro Rodrigues Gjyqtar raportues, dhe në të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, KSH 03/13, u caktua Kolegji shqyrtues i përbërë nga gjyqtarët Altay Suroy (kryesues), Kadri Kryeziu dhe Arta Rama Hajrizi, Gjykata gjatë shqyrtimit të rastit konstatoi, Së pari, parashtruesi i parë nuk e ka saktësuar aktin e autoriteti publik (në pajtim me nenin 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese) që pretendohet të ketë shkelur të drejtat dhe liritë e tyre individuale të garantuara e Kushtetutë dhe me konventat ndërkombëtare, të cilat janë drejtpërdrejt të aplikueshme në Republikën e Kosovës, Së dytë, Gjykata vëren se parashtruesi i dytë deklaron se Ligji nr, 03/L-121 për Parkun Kombëtar „Bjeshkët e Nemuna” “zvogëlon dhe cenon pronën e Komunës, i shkel interesat e saj (i zvogëlon të hyrat)”, Sa i përket parashtruesit të parë, Gjykata konsideron se Kushtetuta nuk parashikon actio popularis, e cila është një modalitet i ankesës së individit, që u mundëson atyre që të iniciojnë vlershmin abstrakt, pavarësisht nga interesi i tyre specifik juridik në rastin në fjalë, Sa i përket parashtruesit të dytë, Gjykata konsideron se shpjegimet fillestare dhe shtesë, si dhe provat e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës, nuk janë relevante dhe të rëndësishme për një konkluzion të arsyeshëm se Komuna është prekur nga ligji i kontestuar, duke bërë shkelje të përgjegjësisë së saj apo duke i zvogëluar të ardhurat e saj, në pajtim me nenin 113,4 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Në përfundim, sipas nenit 113 (1) të Kushtetutës, Gjykata nuk mund të vendosë për një çështje e cila nuk i është adresuar asaj në një mënyrë ligjore, sepse në pajtim me dispozitat e kombinuara ligjore të nenit 113 (4) dhe (7) të Kushtetutës, parashtruesi i parë dhe i dytë nuk janë palë të autorizuara, Rrjedhimisht, në seancën e mbajtur më 15 maj 2013, Gjykata arriti në përfundim se të dy kërkesat KI 03/13 i 28/13 janë të papranueshme

Parashtruesit:

Demë Dashi dhe të tjerët dhe Ali Lajç

Lloji i kërkesës:

ki/ko

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër