Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pkl. nr. 5/2011, të 27 janarit 2011

Nr. të lëndës KI 04/13

Parashtruesit: Zahir Hasani

Parashtruesi i kërkesës ka pretenduar se, me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës, dhe atë: E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm (neni 31), Parashtruesi i kërkesës ka pohuar, gjithashtu, se ka pasur shkelje te dispozitave të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk i ka plotësuar kushtet e pranueshmërisë dhe çështja nuk është parashtruar në Gjykatë në mënyrë ligjore nga parashtruesi i kërkesës, pasi që në bazë të nenit 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese kërkesa është e paafatshme, andaj kërkesa deklarohet si e papranueshme

Parashtruesit:

Zahir Hasani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale